• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Shqiptarja shpallet “heroinë” në New York, futet me rroba në liqen dhe shpëton fëmijën

21:30 : 30/06/2016
në NDRYSHE

Vajza me origjinë shqiptare Michelle Margilaj, e cila jeton në Mohapac të New Yorkut është vlerësuar me me titullin “heroinë”, pasi i shpëtoi jetën një fëmije në liqen.

Për këtë gjest guximtar ajo u shpall nga banorët “heroinë”, ndërsa në Facebook kanë shpërthyer komentet pozitive nga të huajt, të cilët thonë se bota ka nevojë për njerëz si ajo.

Vendi i quajtur Mahopac në New York, një të premte të muajit prill u vërshua nga shirat e shumtë dhe i ftohti. Megjithatë, gjendja ishte e qetë në restorantin “Il Laghetto” ku edhe punonte shqiptarja Michelle Margilaj si bariste. Në një moment ajo ktheu kokën drejt dritares për të parë liqenin me pamje panoramike, mirëpo ajo çfarë i panë sytë ishte e tmerrshme.

“Nuk isha dhe aq e zënë, u ktheva të shikojë jashtë dritares për të parë liqenin. Pashë diçka në ujë. Mendova që është ndonjë gjë e çuditshme duke lundruar. Ishte shumë ftohtë jashtë dhe kishte shi të rrëmbyeshëm”, rrëfen ajo për Tap Into.

Margilaj, 23 vjeçe, shpejtë ka arritur të shohë se gjëja që e pa ishte njeri duke u rrotulluar nga njëra anë në tjetrën, përderisa liqeni dukej monstruoz.

Lexo edhe:

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

“Dola jashtë, dhe thirra ‘A jeni mirë?’. Ai ishte shumë larg. Mendova me vete se çfarë po kërkon ai person në ujë në këtë kohë të tmerrshme. Në ato momente doli edhe një burrë jashtë, i cili më pyeti ‘si mund t’ia bëjmë që të marrim një anije e të shkojmë ta shpëtojmë”.

Përpjekjet e njeriut që ishte në ujë për të dalë nga aty ishin të kota. Dëgjova që po kërkonte ndihmë, ‘ndihmë, ndihmë, ndihmë, ju lutem më ndihmoni’. Ky ishte momenti kur kuptova që ishte zë i një fëmije, i një djaloshi”.

Margilaj, një banore e Hopewell Junction, e diplomuar në shkollën e mesme Arlington, ka qenë gjithmonë një notare e mirë. Babai i saj ishte peshkatar dhe i pasionuar pas barkave, vendi ku Margilaj kaloi shumë vite gjatë rritjes së saj. Babai i saj ishte i bindur se fëmijët e tij do të bëheshin notarë të shkëlqyeshëm dikur.

Pa menduar shumë, veproi instinkti i saj i pastër. Margilaj u hodh në liqen dhe filloi të notojë drejt personit.

“Nuk e ndjeva të ftohtin në ujë. Në raste të tilla, nuk ndjeni asgjë”, tha ajo. “E vetmja gjë që mendoni, është ta ndihmoni personin. E dija se në qoftë se ndalem, do të ndiej të ftohtin, mirëpo nuk u ndala, vazhdova notin. Trafiku në kohë të tilla është i tmerrshëm, kështu që nuk e mora mundin ta thërras ndihmën e shpejtë, pasi e dija se do të merrte shumë kohë derisa ata të vinin”, ka shtuar ajo.

“Iu afrova, e pashë që ai ishte i rrotulluar në barkun e tij. E ktheva në shpinë për t’i mundësuar të notonte. Ai nuk dinte të notonte; ishte në shok”, tha ajo.

Rreth 20 persona ishin afër liqenit, duke përfshirë edhe babain e tij dhe Margilaj ishte i vetmi person që pati guximin të hidhet në ujë”, tha Victor Kapiti, pronar i restorantit “Il Laghetto”.

“Ajo nuk priti asnjë sekondë, u hedh me rroba në ujë vetëm për ta shpëtuar djaloshin”, thotë Kapiti.

“Babai i fëmijës ishte i frustruar. Ai pa fëmijën e tij e nuk mundi të bëjë asgjë për ta shpëtuar”.

Mirëpo, vajza shqiptare arriti ta nxirrte djaloshin nga uji i rrëmbyeshëm i liqenit, e dërgoi në restorant dhe e shtriu në shtrat. E mbështjelli me batanije dhe me 10 peshqirë vetëm për ta mbajtur të ngrohtë trupin e tij.

Të menjëhershëm ishin edhe ambulanca. Morën djalin dhe e dërguan në spital.

“Pasi e morën djaloshin, unë fillova të qaj. Aty ishte i vetmi moment që i lëshova emocionet e mia. Gjatë tërë kohës qëndrova e fortë, mirëpo frika që ai nuk do të mbijetojë, për mua ishte e tmerrshme”, thotë ajo.

Pas gjithë kësaj, Margilaj thotë se nuk ka dëgjuar më për djalin, i cili ishte rreth 8 vjeç. “Mendoj që babai i tij, u turpërua nga e gjithë kjo ngjarje, pasi këtë e panë shumë njerëz. Por, fatmirësisht, gjithçka doli me sukses në fund”, thotë ajo.

Laurie Sweeney, e cila ka punuar për 5 vite në këtë restorant, thotë se Margilaj është shpallur nga vendi “banorja heroinë”.

“Margilaj është ‘Heroinë”. Ajo është si një sirenë. Ajo është heroina e vendit dhe ne jemi shumë krenarë për të.

Ndërsa Victor Kapiti, pronar i restorantit “Il Laghetto”, thotë se ai ka qenë i impresionuar me gjestin e saj.

“Jam shumë krenar për të. Nuk e di se nga i mori këto aftësi. Nëse unë do të përballesha me një gjë të tillë siç u përball vet Margilaj, me siguri do të vdisja unë ose fëmija në fjalë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
Para

Sanitarja hiqet nga puna dhe dhunohet nga 4 burra por nuk i japin raport mjeko-ligjor

TË GJITHA

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com