• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama-Reforma/ Përgjimet, Suela Musta përballë bandës së votave të Dibrës

12:29 : 18/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ditët e fundit, opinioni publik është “mbi-ngarkuar” me histori përgjimesh, pjesë e hetimeve penale.

Në fundjavën e kaluar, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit dhe vendim të gjykatës së qytetit, Policia arrestoi anëtaren e Autoritetit të Medias Audivizive (AMA), Suela Musta, në bazë të disa përgjimeve, sipas të cilave, referuar burimeve të grupit hetimor, ajo ndërhyn për heqjen e gjobave të një operatori kabllor të palicensuar.

Ndaj këtij rasti, për të cilin opinioni publik ka mungesë të theksuar informacioni, drejtësia veproi me ashpërsinë më të madhe. Ndaj një gruaje, një gazetareje, për disa përgjime, me shumë gjasë të paverifikuara më tej, u vendos arrest me burg.

Dy ditë më tej, e njëjta prokurori dhe e njëjta gjykatë e zbutën masën, duke caktuar “arrest në shtëpi” për Suela Mustën, me argumentin se provat nuk ishin aq të mjaftueshme sa për ta mbajtur në qeli.

Lexo edhe:

U shkarkua pa prova / Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

Paralelisht me këtë zhvillim “amatoresk” nga Elbasani, opinioni publik u trondit nga përgjimet e një prej dosjeve më të nxehta të viteve të fundit, atë me numër “184”. Ky procedim penal është nisur në bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, ku jepeshin të dhëna për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në vjedhjen/blerjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të Dibrës, në vitin 2016.

Në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, rezulton e provuar katërcipërisht se zyrtarët më të lartë të “Rilindjes”, përfshirë kryeministrin Edi Rama, janë përfshirë në skenarin e manipulimit të votave.

Përgjimet provuan se zyrtarët e deleguar të “Rilindjes”, pasi merrnin orientimet nga qendra, i përcillnin porositë për blerjen/vjedhjen e votave tek strukturat lokale të Dibrës.

Në përgjimet e publikuara deri më tani, në zyrtar i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, komunikon me kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me Artan Gaçin, ish-deputet dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres aktuale të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, prej të cilëve merr nxitjen për të “punuar siç duhet” me përpunimin e votave.

Nga ana tjetër, ky Keshi komunikon me të tjerë persona, ku diskutohet për pagesa nga 30-50 mijë lekë (të vjetra) që duhet t’u paguheshin qytetarëve të ndryshëm për të votuar në favor të Partisë Socialiste.

Në një prej përgjimeve të publikuara nga “Bild’, shefi i Komisariati nr.5, në Tiranë, Sali Skura, njofton Arben Keshin se ka angazhuar forcat policore për të bllokuar lëvizjen e votuesve dibranë, të cilët banonin përkohësisht në Kamëz dhe ishin identifikuar si votues të Partisë Demokratike.

Pra, vetëm në aq sa ka publikuar “Bild”, rezulton që zyrtarët rilindas kanë konsumuar një seri veprash penale, me veprimet e tyre aktive, për të realizuar vjedhjen/blerjen e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Por, për të gjithë këto raste, si edhe për shumë të tjera që gjenden në “700 CD-të e pazbardhura”, siç pretendon Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, nuk ka asnjë veprim procedurial nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Për më tepër, ndryshe nga rasti i Suela Mustës, për përgjimet e dosjes “184”, njëlloj siç u veprua edhe për ato të publikuara pak javë më parë nga “339”, kryeministri dhe zyrtarët e tjerë të Rilindjes flasin për “indicje dhe jo prova”.

Kryeministri, me formim piktor, e pas tij edhe shumë megafonë të tij politikë e mediatikë, prej javësh po mundohen të bindin opinionin se “përgjimet nuk janë prova, por janë indicje që duhet shkuar tek prova”.

Por, për Prokurorinë e Elbasanit e më tej edhe për gjykatën e atij qyteti, përgjimet që pretendon se ka grupi hetimor ndaj Suela Mustës, nuk janë “indicje”, por janë “prova”. Madje, janë prova aq të forta, sa që ishin të mjaftueshme për ta arrestuar gazetaren dhe njëkohësisht anëtaren e AMA-s si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Shumë më ndryshe mendon prokuroria e drejtuar nga Donika Prela. Përgjimet e dosjes “184”, ashtu si edhe ato të “339” nuk janë prova. Madje, Prela shkon deri në një qëndrim grotesk. Ndërkohë që të gjithë personazhet politikë, të përfshirë në përgjime, po mundohen të justifikojnë bisedat e tyre në telefonatat e përgjuara, shefja e Krimeve të Rënda, në një deklaratë pasditen e së Hënës foli për “kryerjen e verifikimeve mbi autenticitetin e përgjimeve të publikuara”.

Rezultatet e Rama-Reformës nuk po “zhgënjejnë” aspak. Nëpërmjet kontrollit total të sistemit të drejtësisë, “Rilindja” e vendos vetë se kur “përgjimet janë prova”, si në rastin e Suela Mustës. Dhe, gjithashtu, po i njëjti grupim politik e vendos se kur “përgjimet janë indicje, por jo prova”, si në rastin e bandave politike të përfshira në tjetërsimin e votave në Dibër, Durrës e qytete të tjera.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U shkarkua pa prova / Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm

16:53 : 07/07/2025
SPORT

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025
BOTA

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025
SPORT

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025
BOTA

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025
Para

Ramës i del "P"-ja kokëposhtë në filxhan, gazetari gjerman është xheloz se ... (Video epike)

TË GJITHA

U shkarkua pa prova / Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm

16:53 : 07/07/2025

Nga Serie C në B, futbollisti i Kombëtares U-21 firmos me klubin e ri

16:48 : 07/07/2025

Aksident në Vlorë – Fier/ Përmbyset makina, një i plagosur rëndë

16:35 : 07/07/2025

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025

Igli Tare: Ardon Jashari dëshiron të luajë për Milanin

16:18 : 07/07/2025

Stuhitë godasin Italinë, mbi 27 mijë rrufe brenda 12 orëve në Toskana dhe Umbria

16:13 : 07/07/2025

Kaos me parkimet në Tiranë/ Kamionçina bllokon hyrjen e pallatit, Ristani i Bashkisë asnjë masë

16:11 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com