Dhjetori i vitit të kaluar ishte më i zhurmshmi që nga dhjetori i vitit 1990, vit kur shënon edhe me rënien e komunizmit, madje u quajt edhe si dhjetori i dytë.
Dhe kishim një arsye të fortë për këtë, studentët u ngritën në protestë për të protestuar për një arsim më cilësor, dhe shkaktoi një kaos të madh në qeveri, ku si pasojë kryeministri Rama shkarkoi mbi 70% të ministrave.
Në thelb protesta kishte 8 pika, ku edhe u premtua nga kryeministri që do të plotësoheshin, por akoma nuk është bërë asgjë kanë mbetur vetëm në premtime.
Një ndër pikat ishte edhe karta e studentit me të cilën po abuzohet shumë.
Lali Eri ka filluar propagandën e tij duke e quajtur kartën e studentit si një histori suksesi, por në të vërtetë ajo kartë vetëm për studentët nuk është pasi nuk u shërben për asgjë.
As tek gjëja më minmale nuk shërben, tek marrja e abonesë së studentit.
Një grup studentësh kanë vendosur sot që të protestojnë në shenjë simbolike përballë bashkisë së Tiranës në orën 12.
/Ariglon Pali/Boldnews.al/
Shërbimet që ofron karta e studentit deri më tani janë:
MUZETË
- MuzeuHistorikKombëtar
Çmimi standard – 200 L.
PërStudentët – 60 L.
Adresa:Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri
- Shtëpia me Gjethe
Çmimi standard – 700 L.
Për Studentët – 210 L.
Adresa: RrugaIbrahim Rrugova, Tirana, Albania
- Bunk’Art 1
Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.
Adresa: Rruga Fadil Deliu Tirana, Abania
- Bunk’Art 2
Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.
Adresa: Rruga Abdi Toptani, Tirana, Albania
- Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij
Çmimi standard – 200L.
Për studentet – falas
Adresa: Rruga “28 Nëntori”, Tirana, Albania
- MuzeuArkeologjik
Çmimi standard – 300L.
PërStudentët – 100L
Adresa:Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë, Shqipëri
- Muzeu i Shkencave të Natyrës
Çmimi i biletës 50 L për të gjithë.
Adresa: Rruga Todi Shkurti , Tirana, Albania
- Muzeu i Forcave të Armatosura
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga e Dibrës,Tirana, Albania
- Muzeu i Bankës së Shqipërisë
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Duhet rezervuar paraprakisht online në ëeb-in e Bankës
për të vizituar muzeun.
Adresa:Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri
- Muzeu Mezuraj
Çmimi standard – 200L.
Për Studentët – 100L
Adresa: Rruga Kavaja , Qendra bisnezit “Sun” , Tirana, Albania
- Qendra Botërore Bektashiane
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga “Dhimitër Kamarda” nr. 10 Tiranë, Shqipëri
GALERITË
- Galeria Kombëtare e Arteve
Çmimi standard – 200 L.
Studentët – 100 L.
Adresa: Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tirana, Albania
- Galeria Fab
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Universiti I Arteve , bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tirana, Albania.
- Galeria Zeta
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Abdyl Frasheri , Hekla Center, Nd.8, H.7, P. 31, Ap.4, Tirana, Albania
- Galeria Kalo
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Ibrahim Rugova , No. 1 Tirana, Albania
- Gallery 70 Contemporary Art
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: RrugaAbdi Toptani , Tirana Albania
- Bazament Art Space
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: RrugaPjeter Bogdani 37 Tirana, Albania
- Cod
Hyrja pa biletëpër të gjithë.
Adresa: Bulevardi“Dëshmorët e Kombit”, Tirana, Albania
- Art GaleriE.Rira
Hyrja pa biletëpër të gjithë.
Adresa: Medar Shtylla Street, Tirana, Albania
- Vivart Gallery
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Sami Frashëri (përballë drejtorisë së Policisë), Tiranë, Shqipëri
9. Tulla Culture Center
Adresa: Rruga Hiqmet Delvina, Ndërtesa 4, Hyrja 2. Komuna e Parisit, Tiranë.
- Tirana Art Lab
Hyrja e lirë
Adresa: Rruga Ymer Kurti, Tiranë
- IICAS – International Interactive Contemporary Art Space
Adresa: Perlat Rexhepi Street
- Qendra kulturore kombëtare për fëmijë
Teatri i kukullave
Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora
Çmimi për studentët – 5000L/ora
Adresa: Rruga“Çamëria” Tirana, Albania
TEATRO DHE KINEMA
- Teatri Kombëtar / ArTurbina
Fundjava çmimi i biletës për të gjithë- 300 L.
Të mërkurë të enjte çmimi për të gjithë 150 L.
Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani
- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 200 L.
Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani
- Teatri Metropol
Çmimi standard – 500 L.
Studentët – 300 L.
Adresa: “Ded Gjo Luli” street, Tirana, Albania
- Kinema Millenium
Çmimi standard– 500 L.
Për Studentët – 20% ulje për ata që kanë kartën e studentit.
Adresa: Shëtitorja “ Murat Toptani”, Tiranë, Shqipëri
- Kinema Imperal
Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 10% ulje.
Adresa: Bulevardi Bajram Curri,Tiranë, Shqipëri
- Kinema Cineplexx
Çmimi standard në 2D– 600 L.
Studentët – 450 L.
Çmimi standard në 3D– 750 L.
Studentët – 600 L.
Adresa: Qendra Tregtare TEG
Asetet në varësi të APR- së.
- Reja
Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.
Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000 lekë / ora.
Për aktivitete të zhvilluara nga studentët – falas
Adresa: Bulevardi Deshmoret e Kombit
Përballë GKA
- Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë
Çmimi i biletës për frekuentimin fushave sportive në PMLAT:
Fusha e futbollit – 400 lekë / ora / personi, për orët e natës me ndriçim në fusha me bar.
200 lekë / ora / personi, ditën pa ndriçim në fusha me bar.
Fusha e volejbollit –100 / lekë / ora / personi.
Fusha e basketbollit –100 / lekë / ora / personi.
Studentët (arsimi publik) tarifohen 50%, me detyrimin të paraqesin një dokument vërtetues. - Kopshti Zoologjik
(Kopshti Zoologjik sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 30.12.2015, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”( i ndryshuar). Pika II.e.2 )
Çmimi i biletës – 100 L
Adresa: Liqeni i Thatë
SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË
- Qendra Multifunksionale TEN
Salla e madhe me qera 5000L/ora.
Nëse realizohet në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.
Adresa: Rruga Myslym Shyri
- Bibliotekat e Lagjeve
Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.
- Sheshet Publike
Çdo student apo grupstudentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.