Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mirakë.
Në aksident raportohet se janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal.