• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet/ Mesazhi i profesorit: Lërini kërcënimet idiote! Bëni garë të barabartë, jo nga maja e kalit!

12:55 : 12/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga jep një mesazh për zgjedhjet lokale, në një situatë kur situata politike duket se po shkon në të njëjtin kah me temperaturat…

Në një shënim në Facebook të titulluar “Zbrisni nga kali, nga Kulla e Barit, nga tanksi dhe konkurroni si këmbësorë”, Fuga bën thirrje për zgjedhje të barabrta. “Lërini kërcënimet idiote! A themi se jemi më të mirët e atyre që janë në garë? Bëni pra garë të barabartë jo nga maja e kalit”, shprehet ai.

***

Postimi i plotë

Zbrisni nga kali, nga Kulla e Barit, nga tanksi dhe konkurroni si këmbësorë!

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

—————————
Për të bërë zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme!

Por zgjedhjet duhen bërë shpesh!

Cdo gjashtë muaj nëse ka krizë?

Përse jo! Referendume ku sovrani të vendosi!

Cfarë i gjeti grekët, italianët, spanjollët etj. që i kanë bërë sa herë politikanët kanë kërkuar t’a lidhin nyjen komb!

Janë të kushtueshme?

Gënjeshtër!

Kombi po sfilitet duke debatuar e u tensionuar më keq kështu! Eshtë më efikase kjo që na ndodh? Për turp të zotit!

Te heqësh dorë nga posti për të shkuar në zgjedhje? E kush politikan i ndershëm, i zakonshëm, që shërben nuk do ta bënte!!!

Madje duhet vënë rregull për të gjitha zgjedhjet e ardhshme! Madje për cdo post! Lëre postin që ke për fazën tranzitore të zgjedhjeve, dhe nëse kërkon mandat të dytë vihu në radhë si të gjithë të tjerët! Qofsh rektor, kryetar bashkie, deputet, kryeministër, president!

Lërini kërcënimet idiote!

A themi se jemi më të mirët e atyre që janë në garë?

Bëni pra garë të barabartë jo nga maja e kalit!

A themi se pala tjetër është e keqe, e korruptuar, dhe populli nuk e do? Bëni pra garë të ndershme, pa privilegje dhe jo hypur te Kulla e Barit!

A themi se zgjedhjet i fitojmë pa përdorur pushtetin, shtetin, administratën, tenderat, a dreqin dhe të birin! Hajde pra heqim të gjitha privilegjet e pushtetit dhe i fitojmë pastër zgjedhjet përderisa e dimë që populli është me ne!

Të iki edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës nga pushteti, edhe i Tiranës, edhe i Durrësit, edhe i Lezhës, edhe i Corrovodës, edhe i Peqinit, dhe poqese duan mandat të dytë të kandidojnë më këmbë, duke i zbritur kalit!

Zbritini kalit, gomarit, a lopës! Se ne qytetarëve na e keni sjellë në majë të hundës! Na keni prishur rrjedhën normale të jetës! Na keni kthyer në shoqëri të dhunëshme, të rresistencës. Të krijohet përshtypja se jeton në Rrypin e Gazës, në Afganistan, në Kosovën e viteve 80, në Ferr me një fjalë!

A themi se po emancipojmë Shqipërinë, po rrisim mirëqënien, po kthejmë pronat, po zgjidhim të gjitha ankesat e qytetarëve? Zbresim për zgjedhje nga biçikleta me qira ku kemi hipur dhe votojmë pastër, bëjmë fushatë pa privilegje, sepse e dimë që populli është me ne!

Si ? Mendojmë që populli është budalla, i çmendur, idiot dhe nuk e kupton të mirën e tij?

Atëhere për t’a shëruar ka vetëm një zgjidhje! Lëreni budallai të bëjë zgjedhjen e gabuar sepse vetëm ashtu ka shanse të korrigjohet, përndryshe as nuk do t’a kuptojë se është budalla!

Ngado që t’a kthesh është e pakuptueshme që nëse jemi të ndershëm, më të mirët, të pastër, të votueshëm, të mos shkojmë në zgjedhje lokale a të përgjithshme saherë kriza shfaqet, të marrim votëbesimin popullor, se fundi i fundit kjo është demokracia!

Pushteti si një biçikletë me qira!

Vjen shërben ikën!

Nuk është : Vij, e marr, nuk e lëshoj më!

Se kur pushtetin nuk e lëshon duket ashiqare se përse nuk e lëshon!

Si në Akademinë e Shkencave ku ka dyqind vjet vjet që kryetari bëhet kryetar, sekretari nënkryetar, kryetari dhe sekretari bëhen kryetar, kryetari i reformës bën ligje që të bëhet vetë kryetar, dhe na rrofshin zgjedhjet!

Kemi tridhjet vjetë me të njejtit njerëz në drejtim! Kudo!

U lodhët o burra! Gjeni rast të pushoni! Na vjen keq për ju!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

23:00 : 18/06/2026
AKTUALITET

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

22:53 : 18/06/2026
AKTUALITET

Nesho: SPAK po mbron pushtetin! Dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

22:47 : 18/06/2026
SPORT

Christian Chivu nënshkruan kontratën e re me Interin deri në 2028

22:36 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026
AKTUALITET

Valë e re lëvizjesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve

22:15 : 18/06/2026
Para

Clinton nuk e 'ka haberin' kush është Rama/ Shikoni si e injoron ish-presidenti amerikan kryeministrin (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e premte, 19 qershor 2026

23:00 : 18/06/2026

Qyno: Nëse bie Rama, zbardhet shpejt emri i zyrtarit të ‘Aruba-s’

22:53 : 18/06/2026

Nesho: SPAK po mbron pushtetin! Dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

22:47 : 18/06/2026

Christian Chivu nënshkruan kontratën e re me Interin deri në 2028

22:36 : 18/06/2026

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026

Valë e re lëvizjesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të komisariateve

22:15 : 18/06/2026

Hoxha: Vetëm në vitin e zgjedhjeve u këmbyen 12 miliardë euro para droge

22:02 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabet