Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska po shijojnë pushimet në Belek të Turqisë,bashkë me dy fëmijët e tyre, Joelin dhe Sia-n.
Të dy kanë postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga momentet e relaksit. Dje Ami publikoi një foto me bikini në pishinë, të cilën me siguri ia ka realizuar bashkëshorti.
Por sot Ermali e paska nxehur ‘keq’ Amin në shkrepjen e fundit që i ka bërë, foto të cilën Ami e ka publikuar duke treguar se rezultati nuk paska qenë ashtu siç pritej.
“Kur i thua burrit të të bëjë foto”,-shprehet Ami teksa na tregon foton e keqe që i ka bërë moderatori, i cili në fakt ka fokusuar këmbën e tij në vend të saj.