• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Farsa e kthyer në tragjedi

14:44 : 11/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Në mes të kakofonisë dhe llafazanërisë së zhurmshme televizive shpesh dëgjojmë broçkulla të tipit “duhet bërë shtet”, “kjo është demokracia” apo ato shpëlarjet pa pikë fantazie si për mbyllje të tipit “kështu e ka bota”, apo “kjo s’ka ndodhur në asnjë vend të botës”. Në fakt, përtej Wikepedisë që shpesh lëçititin të cektit, bota është shumë diverse, sistemet politike variojnë goxha në kohë dhe hapësirë, regjimet ndryshojnë jo vetëm nga forma por edhe nga grada, dhe po ashtu ndryshojnë sistemet zgjedhore, mënyra e funksionimit të partive politike etj. Për këtë nuk ka nevojë as të bëjmë gjeneralizime pa vlerë dhe as të ofrojmë zgjidhje apo receta “futja kot” me gjasë se do marrin ndonjë klikim më shumë apo se të qënurit autoritet në një fushë tjetër, na bën ekspertë gjithkund. Kjo edhe në Republikën e Gjithologëve.

Në fakt me termin demokraci është abuzuar dhe abuzohet sot e kësaj dite. Natyrisht dhe praktikisht në pjesën më të madhe të globit kemi demokraci përfaqësuese që në varësi të tipit të sistemit zgjedhor dhe rregullave elektorale është diku më shumë dhe diku më pak përfaqësuese. Forma të demokracisë direkte (madje edhe në këto raste të përziera me demokracinë përfaqësuese si modeli mbizotërues) kemi vetëm në ndonjë përjashtim mjaft të rrallë (për shembull rasti i Zvicrës apo i shtetit të Kalifornisë në SHBA), të ndërtuar si pasojë e praktikave të mira referendare, peticioneve apo sistemit recall (kur një përfaqësuesi i ndërpritet mandati), por këto janë vetëm përjashtime që vërtetojnë rregullin. Madje dhe në Greqinë e Lashtë që rëndom merret si shembulli parësor i demokracisë direkte në literaturë, po të përjashtoheshin skllevërit, gratë, fëmijët dhe pleqtë, si dhe burrat pa tokë, ngelej veç një minoritet me të drejtë vote dhe akoma më pak që mund të zgjidheshin realisht.

Gjithashtu abuzohet sikur demokracia të jetë një dhe e vetme në epokën moderne, si në formë ashtu edhe në strukturë. A thua, demokracitë popullore të Lindjes ku si në rastin e Shqipërisë garonte Partia e Punës me Frontin Demokratik dhe i’u bënte fresk “shoqëria civile” e bashkimeve profesionale, ka ndonjë gjë të përbashkët me demokracitë liberale ku thelbi i kësaj lloj demokracie është “qeverisja e popullit, nga populli, për popullin” siç ka thënë presidenti më i madh amerikan Abraham Linkoln.

Ajo që shpesh anashkalohet sa nga mosdija, aq edhe nga pavetëdija, është prapashtesa liberale që përfaqëson liberalizmin si ideologji, doktrinë, filozofi dhe madje ka nga ata që e kanë quajtur edhe fe të modernitetit. Pa u zgjatur shumë në themelet dhe etimiologjinë e termit për ekonomi fjale dhe mendimi, liberalizimi politik konsiston në liritë natyrore dhe të patjetërsueshme të jetës, fjalës dhe bashkimit në organizata apo fe të zgjedhura lirisht nga individi. Në të drejtën për të protestuar dhe mos u ndëshkuar për bindjet e tua. Në shenjtërinë e pronës private. Si dhe në kueshtutueshmërinë dhe parimin e ndarjes dhe balancës së pushteteve.

Lexo edhe:

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

Pa pasur këto shtylla të shëndetshme të një demokracie liberale funksionale, mund të jemi gjithçka, shtet patrimonial apo sistem klientelist, tribu, shtet klanor apo sulltanat por vetëm vend normal, shtet kandidat për t’iu bashkangjitur Bashkimit Europian, nuk mund të quhemi. Jetojmë në kushte, kur arsyeja është verbuar, pushteti errësuar, logjika anashkaluar dhe servilizmi dita-ditës është shtuar. Por duhet të kemi guximin të pohojmë se “mbreti është lakuriq”, se demokracia është duke vdekur, se institucionet po dështojnë të kontrollojnë pushtetin, se farsa e përsëritur mund të kthehet në tragjedi duke e kthyer kokëposhtë thënien e super-cituar të Marksit.

*Shkruar enkas për Boldnews.al

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Goditje e bujshme nga Egnatia, transferon mesfushorin e Vllaznisë

17:00 : 04/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
SPORT

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

16:47 : 04/07/2025
Para

“Boll më...”/ Rama niset drejt Brukselit, reagon PD: Gati të sakrifikojmë edhe...

TË GJITHA

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025

“Shqiptarët votuan një ‘mbret’”/ Ironia e Palokës: Tani po marrin nga Rama, atë që kërkuan

17:03 : 04/07/2025

Zyrtare/ Goditje e bujshme nga Egnatia, transferon mesfushorin e Vllaznisë

17:00 : 04/07/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

I dënuar me rreth 4 vite e 8 muaj burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

16:58 : 04/07/2025

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

16:47 : 04/07/2025

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka

16:36 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com