• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyrja e zgjedhjeve/ Juristi i njohur vendos pikat mbi ‘i’: Ja kush ka të drejtë mes Ramës dhe Metës (Foto)

21:22 : 09/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenca, përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë mëngjesin e së hënës një konferencë për shtyp.

Konferenca e kreut të shtetit do të mbahet në orën 08:00, në ambientet e institucionit të Kreut të Shtetit.

Një ditë më parë, Ilir Meta shfuqizoi dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe në njoftim thuhej se do të shpjegonte dhe arsyet që e çuan në këtë vendimmarrje.

Vendimi i Metës ka shkaktuar shumë debat online dhe pritet që diskutimi me terma juridikë të vazhdojë.

Juristi Jordan Daci ka përgatitur një punim pikërisht për këtë situatë. Ndër të tjera, ai shkruan se datën e zgjedhjeve e përcakton vetëm presidenti dhe vetëm ai nxjerr dekrete.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

“Kushtetuta e Shqipërisë parashikon pa asnjë ekuivok në nenin 92 të saj, që Presidenti i Republikës ‘cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve’. Ndërkohë, neni 93, përcakton që ‘Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete’. Pra, në rastin konkret, është pikërisht Dekreti Presidencial që shënon datën kur do të mbahen zgjedhjet dhe rrjedhimisht përbën bazën urdhëruese për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve,” shkruan Daci.

Më tej, juristi i njohur flet mbi datën e zgjedhjeve, dekretit të presidentit, shkarkimin e tij etj.

“Kushtetuta e Shqipërisë parashikon pa asnjë ekuivok në nenin 92 të saj, që Presidenti i Republikës ‘cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve’. Ndërkohë, neni 93, përcakton që ‘Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete’. Pra, në rastin konkret, është pikërisht Dekreti Presidencial që shënon datën kur do të mbahen zgjedhjet dhe rrjedhimisht përbën bazën urdhëruese për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve

Kjo kompetencë ushtrohet drejtpërdrejt dhe është tepër e qartë dhe nuk ka asnjë kufizim, përjashto kufizimin e nenit 65 të Kushtetutës, i cili nuk parashikon që mandati zgjat 4 vjet, por që Kuvendi zgjidhet çdo katër vjet (sikurse gabimisht po kuptohet nga shumë individë). Kjo është normale, pasi një proces i tillë sikurse zgjedhjet politike të përgjithshme, nuk mund të jetë produkt i një përcaktimi kaq të ngurtë kohor pasi zhvillimi i zgjedhjeve diktohet nga shumë faktorë të njohur dhe të panjohur.

Kushtetuta nuk parashikon detaje mbi kohëzgjatjen e mandatit. Praktika e deritanishme ka lejuar ndryshimin e datës së zgjedhjeve disa herë më marrëveshje politike, të cilat konsiderohen si burime të normave kushtetuese, të cilat për nga burimi dhe rëndësia marrin rëndësi kryesore dhe rrjedhimisht qëndrojnë më lart edhe sesa normat kushtetuese, me përjashtim të parimeve themelore kushtetuese.

Dekreti Presidencial është qartazi një akt i pastër normativ. Rrjedhimisht, referuar nenit 131 të Kushtetutës, vlerësimi i kushtetutshmërisë së këtij dekreti bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Ky dekret mbetet në fuqi derisa të dalë një dekret tjetër ose të shfuqizohet vetëm dhe vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Shkarkimi i Presidentit të Republikës është një akt jashtëzakonisht i vështirë për t’u bërë dhe Kushtetuta parashikon kushte tepër të kufizuara për të realizuar një gjë të tillë. Shkarkimi bëhet me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetuta nuk lejon pezullimin e Presidentit nga momenti kur merret vendimi i Kuvendit deri në momentin kur merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, shkruan në punimin e tij Jordan Daci.

Siç duket, mungesa e Gjykatës Kushtetuese në këtë rast po i kthehet në një efekt bumerang kryeministrit Edi Ramës.

Punimi i plotë:

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
Para

Sibo: Nëse Skënderbeu më do sërish, nuk mund ...

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com