• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Disa fshijnë librat, disa memoriet

17:15 : 07/06/2019
në BOLD BLOG

Nga Elsa Rakipllari

Në këtë javë të parë të qershorit, kur i nxehti sa ka nisur të na rrokë pas një mungese të pazakontë, shumë janë ata që po plasin për t’i fshirë disa gjëra.

Nga njëra anë, fëmijët e shkollave fillore, 7 deri 10-vjeçarë, janë në ankth për të fshirë sa më pastër gjithë ç’kanë shkruar në librat e tyre shkollorë gjatë këtij viti. Libra që ishin “falas”, “në përdorim”, “pa qira”, por që tani duhet të fshihen e pastrohen mirë e mirë e të kthehen mbrapsht. Kjo modë e re fshirjesh, i ka shashtisur të vegjëlit, por edhe të rriturit, që deri dje e kanë ditur se shkruhet për të mos harruar. “Verba volant, scripta manent”. Çfarë kuptimi mund të ketë për një vocërrak të klasës së parë të fshijë, gjithë ç’ka shkruar me kujdes të madh? Çfarë domethënieje i mbetet përpjekjes së tij për të rrumbullakosur me frikë e mund numra e shkronja?

Tash që fshijnë, me një arsenal të specializuar gomash, nxënësit e vegjël djersijnë fort, pikëllohen si fëmijët, madje derdhin lot të njomë, pse në ca faqe i paskan mëshuar lapsit fort, pse në ca libra nuk qenka shumë e lehtë të fshish, se faqja paska një shkëlqim që e përthithka të zinë e lapsit, pse ca goma i lënë gjurmët keq mbi letrën që do fshirë. Prindërit u qëndrojnë pranë, duke shfryrë ndër dhëmbë për këtë modë librash “falas që në fund duhen fshirë” pa u bërë dot pronë e fëmijëve.

Nga ana tjetër, kemi ca të rritur, zyrtarë të lartë, që me një arsenal gomash “magjike”, janë rrekur të fshijnë të vërteta, fakte, shkelje, kundërvajtje, deri edhe krime. Por, si në librat e fëmijëve, aty-këtu, gjurmët e paudhësive herë-herë janë tepër të ngjeshura për t’u zhdukur. Publikimi i përgjimeve nga dosjet e Prokurorisë, që këtu e një vit të shkuar, ka shpërfaqur një skandal të madh për mënyrën sesi manipulohet vullneti i zgjedhësve, si krimi dikton fitues e humbës; Pataksëse është edhe mënyra se si përfaqësues të institucioneve shtetërore mbajnë qëndrime gati-tu ndaj eksponentëve të botës së krimit, teksa qytetarëve të thjeshtë iu bie bretku në radhë burokracish e punonjësish që të shfryjnë në fytyrë kurdoherë, përpara se të të ofrojnë një shërbim.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Çudia tjetër e madhe është që ndërsa fëmijëve u rrjedhin lot e bulëza djerse për ca faqe libri, që si për dreq nuk fshihen mirë, këta të rriturit, që pafajësinë e kanë braktisur qysh herët, dalin e hiqen si të mos kishin asgjë për të fshehur. Thonë se defterët e tyre janë të pastër; të pastër “akullore”, pa asnjë zhgarravinë! Bëjnë karshillëk e shesin dokrra prej të ndershmi. Ndërgjegjet po ashtu i kanë qelibar, sepse s’i kanë përdorur kurrë. Ndërsa aty ku paudhësitë janë rrasallitur keq, përdorin një tjetër fshirje. Fshirjen e memories!

Mbamendja afatgjatë, sipas tyre, i ka braktisur. Është kaq e zakonshme, që pa iu dridhur qerpiku të thonë syefaqe botës: “Epo, në memorien time nuk e mbaj mend këtë histori”, “Unë kam qenë aty, po nuk mbaj mend”. Të kujtuarit e disa “fjalive specifike”, të ngjarjeve e të njerëzve të caktuar duket se është sfidë e madhe në këto kohë gomash.

Shtatorin tjetër tekstet shkollore do të jenë palimpsesti i nxënësve të ardhshëm, ku ata do të shkruajnë me bezdinë e gjurmëve të të tjerëve. Ndërsa në pergamenat politike, pavarësisht justifikimeve të dëshpëruara të zyrtarëve të lartë për fshirje, çdo paudhësi ka për të nxjerrë kokën në një palimpsest të degraduar. Fshirjet e kujtesës nuk mjaftojnë dhe amnezia nuk mund të jetë më kolektive.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026
AKTUALITET

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026
BOTA

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026
AKTUALITET

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026
BOTA

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026
Para

Banorët e Adriatikut ja bëjnë të qartë Ramës: Nuk votojmë në 30 qershor ... (Video)

TË GJITHA

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

09:57 : 06/06/2026

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola/ OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

09:46 : 06/06/2026

Pas rrëzimit të dronëve mbi Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet radarët iranianë

09:35 : 06/06/2026

Kulla te Pallati i Kongreseve/ Tabaku: Kush janë këta që marrin vendime pa transparencë

09:24 : 06/06/2026

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

09:09 : 06/06/2026

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

08:52 : 06/06/2026

Zgjerimi i BE më 2028? Merz e Macron për përshpejtim procesi

08:44 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetjojobetfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş