• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Narko-shtet si Shqipëria/ Media kanadeze alarmin: Inteligjenca britanike zbarkon në Tiranë

08:32 : 07/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Media kanadeze “Vice”, ka publikuar një reportazh tronditës, ku e përcakon Shqipërinë si “Narko shtetin e parë të Europës”. Në reportazh thuhet se baronët e drogës në Shqipëri kanë lidhje të forta me pushtetin dhe policinë, për këtë arsye disa njësi të inteligjencës britanike, janë detyruar të zbarkojnë në Tiranë, për të monitoruar situatën. Sipas “Vice”, të njëjtën gjë kanë bërë edhe grupime të tjera nga Hollanda dhe Italia.

“Shqipëria është unike në Europë, sepse baronët e drogës nuk janë thjesht kriminelë të rëndomtë. Përkundrazi, ata kanë lidhje të forta me personat që drejtojnë shtetin dhe shpesh bashkëpunojnë me personat që janë përgjegjës për të kapur kriminelët.

Paratë e drogës janë esenciale, për sistemin demokratik të Shqipërisë, sepse mënyra më e mirë për të marrë votat e njerëzve, është t’i paguash ata në cash dhe trafiku i drogës është burimi kryesor i parave cash.

Një studim i financuar nga BE, për vitet 2016-2019, zbuloi se 20.7% e shqiptarëve, u ishin ofruar para, në këmbim të votës.

Për shkak se trafiku i drogës, është kaq i lidhur me pushtetin, disa grupime nga inteligjenca britanike, kanë ardhur në Tiranë, për të monitoruar trafikantët. Një ekip britanik, i tha Vice, se kishin prova të qarta, se informacioni që ata ndanin me policinë shqiptarë, u transmetohej nga policia trafikantëve të drogës. Britanikëve u janë bashkuar ekipe nga SHBA, Hollanda dhe Italia, të cilët vendosën të përfshiheshin, pasi kuptuan se informacioni të cilin ndanin me autoritetet shqiptare, po përfundonte në duart e gabuara”, thuhet në reportazhin e Vice.

Lexo edhe:

Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

Në reportazh shpjegohet me detaje aktiviteti kriminal i Klemend Balilit, me trafikun e kanabisit dhe kokainës, një perandori e cila sipas kësaj media, arrin vlerën marramendëse prej një miliardë dollarë.

“Askush nuk mund ta ilustrojë më mirë, afërsinë e elitës shqiptare me aktorët e mëdhenj të drogës, apo historinë se si ky shtet është kthyer në narko-shtetin e Europës, se sa Klement Balili, pronari i një hoteli luksoz, ish nënpunës civil dhe baron droge, i përshkruar në urdhërarrestin në Greqi, si “Eskobari i Ballkanit”. Një dosje prej 10 mijë faqesh, e ndërtuar nga qeveria greke, të cilën “Vice” e ka analizuar, përshkruan organizimin e detajuar të perandorisë një miliardë dollarëshe, të ndërtuar prej kanabisit dhe kokainës, të cilat dërgoheshin në vende si Italia, Greqia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar”.

Në reportazhin e “Vice”, gjithashtu flitet edhe për dy ish ministrat e brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj dhe akuzat ndaj tyre, për lidhjet me krimin e organizuar.

Ky artikull, është një përmbledhje e situatës së kriminalitetit dhe bandave të drogës, në Shqipëri. Ai përkon, me një tjetër artikull që ka tronditur Shqipërinë ditët e fundit, nga gazeta gjermane “Bild”, e cila ka publikuar përgjime që dëshmojnë se si trafikantët e drogës kanë blerë vota për Partinë Socialiste dhe kanë udhëhequr fushatën e kësaj partie në qytetin e Durrësit.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

13:22 : 14/09/2025
RAJONI

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025
AKTUALITET

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

13:04 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

12:43 : 14/09/2025
SPORT

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025
Para

Digjen dy makinat e kryetares së PD-së në Mat (Emri+Foto)

TË GJITHA

Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

13:22 : 14/09/2025

“O Hashim, ti ku je…”/ Protestë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së (Video)

13:11 : 14/09/2025

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

13:04 : 14/09/2025

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

12:43 : 14/09/2025

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com