Avokat Spartak Ngela, i ftuar në emisionin Open, në lidhje me dosjen 339 deklaroi se nëse e përditshmja gjermane Bild do të vijojë publikimin e dosjes atëherë kemi të bëjmë me një lëvizje që vjen nga Gjermania.
I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vend të Ramës, Ngjela tha “do të jepja dorëheqjen.Ne nuk e kemi institucion dorëheqjen. Dorëheqja është institucion demokratik. Këta e japin dorëheqjen vetëm kur shkojnë para gjykatës”.
Por nënkryeministri Erion Braçe, ka deklaruar se në të njëjtën ditë në Gjermani u publikuan dy shkrime për Shqipërinë nga i njëjti grup mediatik, gazeta Die Weld që është më seriozja dhe Bild që është tabloid. “T’I analizojmë”, tha ai.