Gazetari gjerman nuk ka folur vetëm për skandalin e përgjimeve. I pyetur nga gazetarët në studion e “Të paeksposuarit”, Tiede ka dhënë edhe fakte të tjera të rënda për vendin tonë.
“Nga Afganistani, Turqia, Bullgaria, Greqia futet heroinë dhe kokainë. Mafia shqiptare është eksportuesi kryesore i marijuanës dhe kokainës përmes Italisë. Kokaina vjen në Gjermani, Francë Britaninë e Madhe, Holandë.
Mafia shqiptare në të gjitha qytetet e Evropës kultivon marijuanë që arrin të kultivohet brenda 3 muajsh.
Nga zona e Hasit kemi shumë persona që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe janë pikërisht shqiptarët që e kultivojnë në salla të mëdha marijuanën.
Në Maltë gjatë një kontrolli rutinë janë gjetur tre kontenier të mbushur me kokainë. Vitin e kaluar në Gjermani ne kemi gjetur kokainë të fshehur mes bananeve”













