“Ka më shumë material, nuk mund të them tani se çfarë dhe sa. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është politika e brendshme shqiptare dhe nëse një vend si ky mund të pranohet në BE”
Gazetari gjerman Peter Tiede e ka ashpërsuar gjuhën kundër kryeministrit Edi Rama. Ka përgënjeshtruar hapur deklaratat e fundit se ai nuk ka qenë në Shqipëri. I është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”.
“Rama duhet të bidesoj me punonjësit e kufirit për të vërtetuar nëse kam qenë unë apo jo në Shqipëri. Unë e kam vulën në pasaportë. Kam ardhur disa herë në Shqipëri. Madje jam takuar zyrtarisht edhe me kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda”. Zoti Rama mund ta pyes .
Kam qenë në krujë, në Vlorë si dhe në zonat përreth Kukësit, kam hyrë nga Greqi, maqedonia.
Ndoshta policët e pikave kufitare kanë problem të ngjashme si zoti Rama.
Shqipëria është një shtet mafioz dhe nuk ka një dallim mes mafies dhe politikës. Ka pasur përpara një rritje të drogës vetëm në Lazarat dhe me ardhjen e zotit Rama droga u përhap në të gjithë vendin. Pra kemi një bashkëveprim mes Ramës dhe grupeve mafioze.













