Bomba e hedhur në treg nga gazetari gjerman për përgjimet, ka pushtuar ekranet këtë të enjte. E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, gazetarja Klodjana Lala zbuloi një të vërtetë që sipas saj është e patjetërsueshme.
Bëhet fjalë për gazetarin e BILD Peter Tiede.
Lala tha se e ka takuar gazetarin gjerman një muaj e gjysmë përpara dhe për këtë deklaratë mban përgjegjësi të plotë.
Po kështu ajo u shpreh se Peter Tiede kishte kryer takime me prokuror e zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
“Peter Tiede e kam takuar para gjykatës së krimeve të rëndë një muaj e gjysmë më përpara, ditën kur shqyrtoheshin ën gjykatë masat e sigurisë për protestuesit. Kam qendruar me të pasi ai kishte përfunduar disa takime me zyrtarë të gjykatës apo Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, tha Lala














