Detaje të reja dalin nga çështja “Neymar”. Braziliani akuzohet për përdhunim nga modelja Najila Trindade. Para pak ditësh ka qenë vetë Neymar që ka publikuar disa foto intime dhe biseda me modelen, gjë që shkaktoi jo pak debat në mediat më të mëdha të botës.
Televizioni brazilian, “Record TV”, ka publikuar ditën e djeshme disa pamje, të cilat gjenden edhe në dosjen e hetimit të policisë, ku Nejmar shfaqet në dhomë bashkë me modelen Najila Trindade. Në video, shfaqen të dy teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin.
Për këtë video, reagoi edhe babai i lojtarit, që telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe u shpreh: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Nejmari është ai që u sulmua. Ajo e provokoi me një sulm”.
https://www.youtube.com/watch?v=CrqpRuV5_GM