• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ KPK nuk heton “abuzimin” me kredinë e butë të Enkeledi Hajros

10:40 : 06/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi disa problematika në kriterin e pasurisë për kryetaren e gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro. Për disa vite, gjyqtarja nuk mbulonte shpenzimet me të ardhurat e saj, ndërkohë që kishte disa dyshime mbi transaksionet për blerjen e një apartamenti në vlerën 82 mijë euro dhe dy automjeteve.

Por, pavarësisht këtyre problematikave, relatori Roland Ilia i prezantoi si “lapsuse” të paqëllimshme. Në këtë mënyrë, ai duket se paralajmëroi konfirmimin në detyrë të Enkeledi Hajros. Nëse vendimi, i cili pritet të jepet ditën e Premte, do të jetë në favor të Hajros, kjo do të jetë një dëshmi e radhës se KPK aplikon standarte të shumëfishta për subjektet me probleme të ngjashme.

Apartamenti
KPK konstatoi se Enkeledi Hajro dhe bashkëshorti i saj kanë nënshkruar një kontratë fiktive për blerjen e një apartamenti 85 m2, me vlerë 82 mijë euro, në vitin 2007. Për këtë apartament, ajo ka deklaruar se e ka blerë me kredi 70 mijë euro, ndërkohë që nuk shprehet aspak për diferencën prej 12 mijë euro.

Nga deklarimet e kryegjyqtares së Tiranës, vlera reale e apartamentit është 70 mijë euro. Por ajo, në bashkëpunim me shitësin, e ka rritur në mënyrë fiktive çmimin, duke e shënuar 82 mijë euro. Kjo manovër, sipas saj, është realizuar për të justifikuar marrjen e kredisë 70 mijë euro, pasi bankat nuk japin kredi më shumë se 70-80 përqind të vlerës së pasurisë që do të blihet.

Lexo edhe:

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

Për këtë manovër, relatori i çështjes, Roland Ilia, deklaroi se “subjekti konfirmoi si vlerë reale të apartamentit vlerën 70 mijë euro dhe si burim krijimi kredinë e marrë”, pa vendosur asnjë pikëpyetje mbi transaksionin.

Kredia
Gjithashtu, gjatë seancës dëgjimore, KPK nuk evidentoi asnjë problematikë në “abuzimin” që gjyqtarja Enkeledi Hajro ka bërë me një kredi të butë, në vitin 2012.

Qeveria shqiptare prej vitesh aplikon një skemë rimbursimi kredie për zyrtarët e lartë, të cilët janë të pastrehë. Nëpërmjet këtij programi, zyrtarët e pastrehë marrin kredi në një bankë të nivelit të dytë dhe paguajnë vetëm 4% interes. Ndërkohë që pjesën tjetër të detyrimit (kredisë) e paguan shtetit.

Për të përfituar këtë lloj kredie, duhet që zyrtari të jetë i nivelit të mesëm e të lartë administrativ dhe të jetë i pastrehë.

Gjyqtarja Enkeledi Hajro, e cila në vitin 2012 ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Drejtësisë, ka përfituar një kredi të butë si e pastrehë, pavarësisht se ajo kishte blerë apartament që në vitin 2007.

Sipas deklaratave të pasurisë, Hajro e ka shfrytëzuar kredinë e butë për të shlyer pjesën më të madhe të kredisë tregtare, të cilën e kishte marrë që në vitin 2007. Në këtë mënyrë, Enkeledi Hajro ka shfrytëzuar në mënyrë të padrejtë kredinë e butë.

Por, KPK nuk e ka përmendur aspak këtë skemë në seancë dëgjimore, duke e lënë të kuptohet se për trupën e komisionerëve nuk ka problem ky manovrim i kryegjyqtares së Tiranës.

Kjo sjellje dëshmon një tjetër rast aplikimit të standarteve të ndryshme, të cilat udhëheqin Komisionin e Vetingut në punën e tyre.

Për një rast të ngjashëm me kredi të butë, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të E.M..

Në rastin e E.M, KPK i konsideroi të parregullta lëvizjet që gjyqtari kishte realizuar me një kredi të butë. Duke bërë një analizë të detajuar, gjithësesi të kundërshtuar nga gjyqtari E.M, Komisioni i Vetingut vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Ndërkohë që, për rastin e Enkeledi Hajro, trupa e komisionerëve nuk u shpreh aspak për “abuzimin” me kredinë e butë.

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës doli në seancë dëgjimore në datë 6 Qershor, para komisionerëve Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Vendimi për Enkeledi Hajron pritet të shpallet të Premten, datë 7 qershor, ora 9.00.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025
SPORT

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

15:20 : 02/08/2025
RAJONI

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

15:05 : 02/08/2025
SPORT

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj

15:00 : 02/08/2025
BOTA

Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë

14:47 : 02/08/2025
AKTUALITET

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025
Para

Tirana dy ditë pa drita, ja zonat që preken

TË GJITHA

“Gëllçi” në Strasburg/ Avokati: “Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

15:26 : 02/08/2025

Man.United rivalizon Liverpoolin, futet në garë për Alexander Isak

15:20 : 02/08/2025

Sulmohen dy policë në Kosovë, njëri prej tyre arrin të arratiset

15:05 : 02/08/2025

Kampionia olimpike arrestohet në aeroport, akuzohet se rrahu të dashurin e saj

15:00 : 02/08/2025

Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë

14:47 : 02/08/2025

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

14:32 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com