• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarim i pasaktë për pasurinë, por s’ka probleme/ Enkeledi Hajro përballet me Vettingun

20:50 : 05/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro u përball të mërkurën me vetingun, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone.

Ndërkohë, nga hetimi administrativ nuk u identifikuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Maria Tuma.

Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Hajro ka kryer deklarim të pasaktë, por nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë, nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit dhe ka burime të ligjshme. Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone.

KPK e ka gjetur të saktë deklarimin e gjyqtares Hajro lidhur me apartamentin 1+1 me sipërfaqe 46.m2 në Shkodër. Sipas relatorit të çështjes, Roland Ilia, gjyqtarja Hajro ka deklaruar se kjo pronë është marrë falas në vitin 1998 si ish e përndjekur së bashku me të ëmën. Nga verifikimi i kryer nga komisioni, apartamenti në fjalë rezulton se është blerë nga Enti i Banesave në vlerën 8 mijë USD. Por, në kontratë është përcaktuar se, për shkak se ajo dhe e ëma kanë qenë ish-të persekutuara, banesa është privatizuar falas.

Ndërkohë, komisioni ngriti dyshime për shtesën e një njësie tregtare. Sipas KPK-së, për këtë objekt me sipërfaqe 22 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë të përfituar nga privatizimi, subjekti ka kryer kërkesë për shtesë 12 m2. Relatori Ilia theksoi se edhe pse aplikimi është bërë në vitin 2006, nuk është miratuar ende legalizimi.

Lexo edhe:

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

Relatori Ilia pohoi gjithashtu se nga hetimi është gjetur se subjekti e ka blerë objektin në vitin 1992 në vlerën e 4300 lekë. Komisioni ngriti dyshime për këtë transaksion për shkak të moshës së gjyqtares, e cila në atë kohë nuk i kishte mbushur 18 vjeçe dhe se nuk ka pasur të ardhura. Por, sipas komisionit, gjyqtarja Hajro ka deklaruar se procedurat e blerjes i ka ndjekur daja i saj.

“Subjekti pretendon se nuk ka pasur shtesë, por se janë shënuar gabim metrat katrorë”, pohoi relatori Ilia. Ai shtoi se Aluizni ka kthyer përgjigje se ndërtimi ishte kryer para vitit ’91. Sipas Ilias, subjekti është pyetur se përse ka kërkuar legalizimin dhe jo rishikimin e kontratës së privatizimit dhe se shpjegimet e saj do të merren parash gjatë marrjes së vendimit.

Për apartamentin me sipërfaqe 85 m2 në Tiranë, gjyqtarja Enkeledi Hajro ka deklaruar se është blerë me kredi 70 mijë euro të marrë në vitin 2007 nga Alpha Bank, pasi banka mbulonte vetëm 70% të vlerës së objektit. Kjo kredi është blerë më pas nga Banka Kombëtare Tregtare në vlerën e 8.6 milionë lekëve. Komisioni ka konstatuar se vlera e deklaruar e apartamentit ka qenë 82 mijë euro. Ndërkohë, ZVRPP Tiranë ka informuar komisionin se kjo pasuri është bllokuar në emër të BKT për kredinë 8.6 milionë lekë. Sipas komisionit, ka mungesë të vërtetimit të vlerës reale të apartamentit, prej 82 mijë eurosh.

Relatori Ilia pohoi se subjekti ka sqaruar se vlera reale është 70 mijë euro, por kanë rënë dakord me shitësin e apartamentit të shënohej 82 mijë euro që banka të mund të debitonte 70% të shumës, shumën prej 70 mijë euro. Sipas relatorit të çështjes, subjekti konfirmoi si vlerë reale të apartamentit vlerën 70 mijë euro dhe si burim krijimi kredinë e marrë.

Blerja e një automjetit tip “Hunday” në vitin 2015 në vlerën e 20 mijë eurove nga bashkëshorti i gjyqtares me kontratë leasing, është konsideruar si e rregullt. Ndërkohë, nga verifikimet KPK ka rezultuar se në vitin 2008 është lidhur kontratë leasing për blerjen e një makine tjetër që më pas është blerë në vitin 2010 nga motra e bashkëshortit e cila ka paguar 3 mijë euro. Komisioni ka konstatuar se në vitin 2010, nuk janë deklaruar të ardhurat e përfituara nga shtija e makinës. Sipas relatorit Ilia, një tjetër mjet tip Skoda i blerë në vitin 2012 me kontratë leasing, nuk ka rezultuar të jetë deklaruar kur është blerë. Ai pohoi se subjekti ka sqaruar se mjeti tip Skoda është blerë nga motra e bashkëshortit duke paguar këstin 5 mijë euro e pastaj 3 mijë euro. Komisioni ka identifikuar edhe një tjetër automjet tip Benz që është përdorur nga subjekti i rivlerësimit. Nga verifikimi është konstatuar se kjo makinë është blerë nga një i afërm në vlerën e 700 mijë lekëve. Ilia pohoi se subjekti ka sqaruar se kishte dy vjet e gjysmë që nuk e përdorte këtë makinë.

Nga likuiditetet janë deklaruar dy kontrata kredie me afat 20 vjeçar për blerjen e apartamentit, një 3 milion dhe një 5 milionë lekë. Prej analizës finaniare komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri të likuiditeteve. Gjithashtu, është konstatuar mungesë e burimeve financiare për vitet 2007, 2010, 2011 dhe 2014.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka rekomanduar përshtatshmërinë e Kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro për vazhdimin e detyrës. Relatori Ilia nuk evidentoi probleme edhe lidhur me kriterin e profesionalizimit.

Vetë kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro nuk preferoi të jepte shpjegime gjatë seancës dëgjimore lidhur me gjetjet e komisionit, duke pohuar se u qëndronte atyre që kishte paraqitur me shkrim. Ajo e cilësoi korrekte procedurën e rivlerësimit të ndjekur nga komisioni që njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 7 qershor, ora 09:00./BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
BOTA

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarja mesazh politikanëve: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë

22:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

22:05 : 05/06/2026
Para

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano përballet me vetingun

TË GJITHA

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026

Qytetarja mesazh politikanëve: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë

22:06 : 05/06/2026

Aksident me vdekje në autostradën Vlorë-Fier

22:05 : 05/06/2026

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet giriş