A do të antarësohet ky shtet në Bashkimin Europian? Shqipëria do, Brukseli jo. Ndërsa Gjermani ka mbështetu gjithmonë shumë fort antarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian duke i hapur rrugë negociatave.
Por, kur bëhet fjalë për Shqipërinë kemi të bëjmë me një vend në udhëkryq, në kaos, mes ligjeve dhe normave demokratike dhe pushtetit absolut të sundimit të Republikës së Mafias.
Përveç sektorit të turizmit, asgjë nuk shkon siç duhet në Shqipëri. Çdo javë kemi protesta masive, kriminelët dhe shkelëist e ligjit ia mbathin drejtësisë, nuk ka një Gjykatë të Lartë, një Gjykatë Kushtetuese dhe edhe vetë turizmi që është pika më fortë e këtij vendi, është zhytur në një krizë të thellë.
Një nga arsyet më të mëdhaja, se pse shumë shqiptarë i drejtohen shesheve dhe protestave masive thuajse çdo javë janë pikërisht akuzat që janë bërë në drejtim të kryeministrit të vendit Edi Ramës për blerje votash dhe infiltrim me botën e krimit dhe mafias.
Me ardhjen e Ramës në pushtet, në vend ka lulëzuar kultimi i drogës, kanabist dhe krimit të organizuar. Narkotika është kthyer në biznesin kryesorë e më fitim pruerës në vend.
Dhe paratë e drogës janë pikërisht ato që po qeverisin vendin.
Kur gazeta gjermane, BILD njoftoi kohët e fundit për përgjimet në të cilat kreu i qeverisë, Edi Rama i kërkon një sondazhi rajonal nëse gjithçka është zgjidhur siç diskutohet, qeveria revoltonte duke ngritur aludime të ndryshme nga më absurdet si psh: BILD u ble, pohimet (bazuar në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe evropianët perëndimorë) ishin plotësisht të pabazuara. Nga ana tjetër, edhe vetë autoritetet dhe investiguesit shqiptarë, e konfirmuan vërtetësinë e audiove dhe përgjimeve që publikoi BILD.
Por tani që BILD ka regjistruar pamjet telefonike duke treguar se si përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës priten të tjera reagime. Përmes përgjimeve kuptohet se si ai siguron që një politikan i caktuar të vijë në Parlament. Dhe politikanët marrin hakmarrjen e tyre – si në këtë rast! Kështu ke kemi publikuar 5 përgjimet e afera të tyre.
Këto përgjime janë pjesë e një dosjeje investigative për qeverinë shqiptare, të emërtuar si dosja 339/1 . Zërat dhe komunikimi në atë video është regjistruar pak para zgjedhjeve të parlamentare të mbajtura në vitin 2017. Që nga ajo ditë, këto përgjime janë kthyer në skedarë të rëndësishëm dhe prova kyçe të cilat nuk mund të ç’bëhen më!
Sipas hetuesve, procesverbalet janë vetëm një ekstrakt mostër nga një koleksion i tërë i regjistrimeve të mbledhura gjatë muajve në 2017. Rasti specifik është vetëm një nga dhjetra anembanë Shqipërisë. Por, na duhet të pranojmë se shumë prej hetuesve që punojnë në këto raste kanë qenë të heshtur ose kanë ikur jashtë vendit.
Rama dhe lidhjet e tij me MAFIAN
Edhe vetë kryeministri Edi Rama, konsiderohet si një njeri me lidhje më të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat e pushtetit me paratë e drogës. Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, ka thënë për BUILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.
Ish-ministri sheh pas një projekti të përbashkët të Ramës dhe mafies: “Qeveria mbron mafian dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në kthim, bandat dhe klanet blejnë votat e votuesve për qeverinë”.
Por, çfarë po ndodh? Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama, ka mohuar këtë fakt gjatë gjithë kohës. Ai e sheh veten si një viktimë e një komploti. Por, përgjimet që kanë në dorë hetuesit e tij nuk mund dot ta pastrojnë pisllikun. /Boldnews.al/
Marrë nga BILD
*PËRGJIMI 2 i BILD/ Një tjetër zyrtar i lartë i PS del në përgjime me Advyjat: Erdhën sot ato…
*PËRGJIMI 3 I BILD/ Zotohet Avdylaj: Do e habis Ramën me një 10-çe …
*PËRGJIMI 5/ “Ke takuar Ramën, jeni kënaq, të du fort…”, dalin përgjimet e BILD