• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dogjën makinën 30 mijë euroshe para shtëpisë, kushëriri i Gjiknurit mohon pronësinë: Është e…

15:48 : 03/06/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Kushëririt të ish-ministrit Damian Gjiknuri i djegin makinën, dyshohet për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Xhile Liçi” në qytetin e Gramshit, ku një makinë tip “Mercedes Benz” mbeti e djegur pjesërisht.

Makina sipas Policisë është në pronësi të Gjergj Bodurrit, 34 vjeç, i cili në qytet njihet si i afërmi (fis) me ish-ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Edhe pse ende nuk është kapur autori, Policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm.

34-vjeçari Bodurri, nga viti 2013 e deri në mbyllje, ka qenë përgjegjës i autoritetit të Task-Forcës së lojërave të fatit për Elbasanin si dhe dispononte edhe vetë një pikë të tillë në Gramsh. Pas publikimit të lajmit zyrtar nga Policia, vetë Gjergji ka pohuar se mjeti nuk është në pronësi të tij, por të baxhanakut (burrit të motrës), ndonëse pronësia e mjetit është zyrtarizuar nga vetë Policia në deklaratën për shtyp dhënë medias, si dhe ishte parkuar pranë banesës së 34-vjeçarit. “Gjatë natës, në lagjen ‘Xhile Liçe’ të Gramshit ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit Gj.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës. Si pasojë, mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia. Pasi kanë parë mjetin në flakë, banorë të pallatit ku edhe ishte parkuar mjeti kanë lajmëruar Policinë. Kjo e fundit bashkë me një mjet zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që kishin përfshirë pjesën e përparme të mjetit. Për të zbardhur rrethanat e zjarrit si edhe kapur autorët, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina.

Nga dëmet që automjeti luksoz ka marrë, thuajse ka plotësisht të djegur pjesën e motorit, duke e bërë kështu të papërdorshme. Dyshohet se zjarrëvënia, përveçse ka qenë e qëllimshme, mund të ketë lidhje me detyrën që Bodurri ka ushtruar deri disa muaj më parë, por nuk përjashtohet pista që i riu të jetë përfshirë në aktivitet të paligjshëm. 34- vjeçari, ndonëse ishte vetë pjesë e Task-Forcës për lojërat e fatit, operacion i nisur nga qeveria “Rama” që me ardhjen në pushtet në vitin 2013, kishte në pronës të paktën një pikë lojërash fati për baste sportive.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Ndërkohë nga ana tjetër nuk ka të dhëna zyrtare që i riu nga Gramshi të ketë aktivitet tjetër tregtar. Makina luksoze e Bodurrit kushton të paktën 20-30 mijë euro, pasi ajo është prodhim i viteve të fundit dhe bëhet fjalë për makinë të firmës prestigjioze “Mercedes Benz”. Në qytetin e Gramshit, i riu njihet si i afërm i deputetit socialist, Damian Gjiknuri. 34-vjeçari është i afërm i ish-ministrit nga nëna e tij.

makinagramsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Po të vjen fundi/ Aleati i Bashës i çon mesazhin Ramës…

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş