Ilir Vrenozi, korçari më i famshëm në rrjetet sociale, përmes një video ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar nga 73 lëkundjet e tërmetit që përfshinë Korçën në dy ditët e fundit.
Vrenozi thotë se është zgjuar i tmerruar, ndërsa ka dëgjuar ulërimat e fëmijëve.
“Ishte një tmerr, putha fëmijët dhe lutesha o Zot të lutem, o Zot të lutem… Tmerr, nuk e di, këto ditë na ndryshuan jetën”, rrëfen Vrenozi.