Policia e Shtetit ka nisur sulmin me gaz ndaj protestuesve, që ndodhen para Kuvendit.
Policia ka pritur rreth 20 minuta përpara se të përdorë gazin kundër protestuesve, ndërsa ka bërë thirrje me megafon për tërheqjen e tyre.
Të mbështetura edhe nga një makinë që hedh ujin me presion, forcat e rendit, kryesisht ato të FNSH-së, kanë marrë nën kontroll një vijë sigurie.
Situata në protestën e opozitës u tensionua ndërsa u hodhën shashka, fishekzjarre dhe gurë.
Një prej qytetarëve ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë në rrethana të paqarta, ndërsa është transportuar drejt spitalit pas rreth 20 minutash.
Ndihmën e parë protestuesit ia kanë dhënë disa qytetarë, që janë munduar ti ndalojnë gjakderdhjen.