Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, gjatë një takimin me strukturat e partisë në Tiranë, ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e protestës madhështore të 2 qershorit.
Sipas tij ka ardhur momenti që LSI dhe shqiptarët të tregojnë forcën e tyre në rritje.
‘Jemi para një proteste. Ne duhet të tregojmë forcën tonë në rritje. Nuk mund dhe nuk duhet të shkohet në zgjedhje me një kandidat’, daklaroi Rama.