• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Reforma në Drejtësi, “Monitorimi” i Ulsiut: Duhet shpejtësi, JO cilësi

11:13 : 30/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, askush nuk po shqetësohet për cilësinë e institucioneve të reja të gjyqësorit.

Sistemi i drejtësisë është prej më shumë se një viti në kolaps të plotë. Për këtë arsye, qëllimi momental është ngritja e strukturave të reja, duke anashkaluar rregullat kushtetuese të procesit.

Në përfundim të krijimit të institucioneve të reja, me shumë mundësi, cilësia e tyre nuk do të jetë ajo që shpreson opinioni publik. Përkundrazi, mund të jetë më e ulët se sa ajo që ishte para miratimit të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016.

Komisioni i Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi, një strukturë hibride parlamentare, është një nga nxitësit e parimit “shpejtësi para cilësisë”.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Në një komunikim zyrtar me “Boldnews.al”, Komisioni i drejtuar nga Artan Spahiu deklaron se anëtarët, që nuk kanë kaluar Vetingun në Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mund të bëjnë “vetingun” e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

“Boldnews.al” iu drejtua Komisionit të Monitorimit, duke i kërkuar një opinion nëse është korrekte, ligjore dhe etike që dy anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilët nuk kanë kaluar në Veting, të kryejnë verifikime të thella të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit për aplikantët për Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Të njëjtën pikëpyetje, “Boldnews.al” e ngriti edhe për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të cilët Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra. “A është korrekte që këta 3 anëtarë të përfshihen në proceset përzgjedhëse të Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë dhe të prokurorëve të SPAK-ut”?

Komisioni i Monitorimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, në përgjigjen e tij për redaksinë, iu referua opinionit që i ka përcjellë Parlamentit në janar të vitit 2019.

Në atë opinion, për të cilin Komisioni vijon të jetë i bindur, shprehet: “Komisioni i Pavarur i Monitorimit, duke konstatuar se në përbërje të KED (dhe KLP) ka anëtarë, të cilët nuk e kanë kaluar Vetingun, vlerëson se procesi i Vetingut për anëtarët e zgjedhur të KED (dhe KLP) nuk mund dhe nuk duhet të pezullojë veprimtarinë e Këshillit dhe as pjesëmarrjen me votë të këtyre anëtarëve në mbledhjet e Këshillit”.

Duke përmendur faktin se karriera e anëtarëve të pa-vetuar varet vetëm nga strukturat e Vetingut, Komisionin e Pavarur vlerëson se, “fati i tyre (i anëtarëve pa Veting) si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ndjek të njëjtën trajektore me fatin e tyre si gjyqtarë ose prokurorë dhe përfundon bashkë me funksionin e tyre si gjyqtarë apo prokurorë”.

Pra, Komisioni i Pavarur i Monitorimit, nuk sheh asnjë problem në faktin që, disa anëtarë të KED dhe KLP, megjithëse pa Veting, do të kërkojnë llogari maksimale, përfshirë edhe kalimin me vendim të formës së prerë të procesit të rivlerësimit për kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese, për Prokuror të Përgjithshëm dhe SPAK.

Për më tepër, nuk shihet aspak problem që “produkti” i nxjerrë prej anëtarëve të pa-rivlerësuar mund të jetë në funksion të kalimit të tyre me sukses në procesin e Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Monitorimit është një strukturë e krijuar vetëm me votat e maxhorancës socialiste në Komisionin Parlamentar të Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja. Kjo strukturë ka për qëllim monotirimin e ngritjes të institucioneve të reja të drejtësisë.

Në një raport të publikuar vetëm pak ditë më parë, Komisioni u sforcua të shprehte disa kritika për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, lidhur me organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve për plotësimin e një vendi vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja e Prokurorëve u shoqërua me debate, pasi 45 prokurorë kundërshtuan procedurat e hartuara nga Arta Marku. Por, Komisioni i Monitorimit shprehu shqetësimin e tij vetëm për faktin se “fleta e votimit për anëtarin e KLP nuk ishte hartuar siç duhet” dhe që “komisioni zgjedhor ishte hartuar dy ditë para takimit të prokurorëve”.

Të dy këto “kritika” nuk preknin aspak thelbin e problemeve proceduriale të konsumuara nga Arta Marku.

Gjithashtu, në fund të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Monitorimit u shpreh kritik i ashpër ndaj Autoritetit të Dosjeve, për faktin se kishte konstatuar “me vonesë” që anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, rezultonte si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Komisioni i Pavarur i Monitorimit nuk kishte asnjë pikëpyetje mbi Arta Markun, e cila kishte për detyrë verifikimin e plotë të kandidaturës së Bujar Sheshit dhe e kishte miratuar emrin e tij, pa pritur rezultatin e Autoritetit të Dosjeve.

Tashmë, i njëjti Komision i krijuar nga Ulsi Manja, nuk ka asnjë pikëpyetje mbi faktin që tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët rrezikojnë shkarkimin nga Vetingu, të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë, e cila, me shumë mundësi, do të jetë sërish Arta Marku.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

FOTO/ Dy vite që nuk punohet në shtëpinë e Partizanit, kompleksi është sfida e Gaz Demit

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com