• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Progres-raporti/ “U hapën shampanja”, Luan Rama: Duke mbërritur në një konsensus të fortë …

15:15 : 29/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas rekomandimit që Këshilli Europian i dha Parlamentit Europian, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Luan Rama vë në dukje se edhe vitin e kaluar rekomandimi ishte pozitiv, por Shqipërisë nuk iu hapën negociatat.

“Rekomandimi i sotëm nxjerr edhe njëherë zbuluar atë që në fakt ne e kemi denoncuar që një vit më parë, gënjeshtrën e para një viti kur qeveria me hipokrizi dhe pafytyrësi i gënjeu shqiptarët duke ua paraqitur atyre rekomandimin e 2018-ës si vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë”, u shpreh ai.

Luan Rama kujton se opozita e ndërpreu aksionin e saj me protesta dhe u kthye në parlament për hir të integrimit të vendit vitin e shkuar megjithatë, Shqipëria dështoi në hapjen e negociatave.

“Prandaj theksohet dhe kjo është e rëndësishme në rekomandim, se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit. Por edhe duke mbërritur në një konsensus të fortë kombëtar për të bërë të mundur përmbushjen e këtij prioriteti kombëtar. Edhe njëherë dua të theksoj, nuk thotë kot populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, pavarësisht se e keqja e qeverisë për fatin e keq të shqiptarëve i ka jo vetëm këmbët, por edhe duart e gjata”, përfundon ai.

Deklarata për mediat e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Lexo edhe:

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

Duke marrë shkas nga konferenca për shtyp që zhvilluan pak minuta më parë dy komisionerët Mogherini dhe Hanh në Bruksel, përmes të cilit u bë e ditur se Komisioni Europian sërish rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë, jam këtu për të theksuar në emër të LSI-së, se natyrisht, përveç vullnetit të Komisionit që ne e përshëndesim, rekomandimi i sotëm nxjerr edhe njëherë zbuluar atë që në fakt ne e kemi denoncuar që një vit më parë, gënjeshtrën e para një viti kur qeveria me hipokrizi dhe pafytyrësi i gënjeu shqiptarët duke ua paraqitur atyre rekomandimin e 2018-ës si vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Jo vetëm kaq, por u bë dhe festë, u hapën shampanja, pati mesazhe emfatike edhe nga ish-eurodeputetë, siç pati një ceremoni shpërndarjeje dekoratash nga Kryeministri për disa ambasadorë që kishin luajtur apo kishin ndikuar sipas tij me rolin e tyre të veçantë për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mirëpo ja ku jemi prapë sot në rekomandimin e radhës që gjithashtu ka të bashkëlidhur edhe shumë “por”, por si kushtëzuese dhe duhet gjithashtu si kushte të cilat Shqipëria do duhet ti përmbushë. Për koherencë, më lejoni t’ju bëj të qartë dhe të sjell në vëmendje tuaj se një vit më parë, pra përpara sesa Komisioni Europian në vitin e kaluar të bënte rekomandimin e radhës, opozita i ndërpreu protestat, ndërpreu reagimet demonstrative për të krijuar kushtet që rekomandimi i 2018-ës, të gjente miratimin e Këshillit dhe për rrjedhojë Shqipëria të meritonte çeljen e negociatave, gjë që nuk ndodhi.

Edhe në kuadër të këtij viti, pas bojkotit parlamentar prej shtatorit deri në dhjetor të vitit të kaluar, opozita u rikthye në Kuvend për t’i dhënë mundësi reflektimi të gjithë klasës politike, por dhe për t’i ofruar shansin mazhorancës që të institucionalizohej dialogu politik, që të krijohej një klimë bashkëpunimi dhe mundësisht kompromisi për të mbërritur tek një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit, pasi përmbushja e këtij prioriteti është mbi të gjitha detyrë atdhetare, detyrë patriotike dhe që ka si komponentët e përbashkët interesin e Shqipërisë dhe përmbushjen e dëshirës së qytetarëve shqiptarë për tu bërë dhe ata pjesë e bashkësisë së vlerave të familjes europiane.

Mirëpo çfarë ndodhi?Qeveria, mazhoranca me arrogancë dhe me mospërfillje, me fyerje, refuzoi klimën e bashkëpunimit dhe të kompromisit. Sabotoi edhe Paktin Kombëtar për integrimin europian, duke e kthyer këtë prioritet kombëtar në një sfidë të egos së vet politike dhe duke demonstruar në këtë mënyrë jo thjesht dhe vetëm mungesë vullneti, por ç’është më e rënda duke e sabotuar me papërgjegjshmërinë në qeverisje të gjithë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, çka dëshmohet tek dy nënvizime të rëndësishme që përmbajnë edhe rekomandimet e sotme dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të këtyre dy sëmundjeve endemike të shoqërisë shqiptare.

E afërmendsh, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë detyrat e para të qeverisë, ashtu sikundër korrupsioni dhe krimi i organizuar janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë, e cila mesa duket dëshmon se nuk ka prioritet integrimin europian të vendit, dëshmon se ka një axhendë tjetër të ndryshme nga axhenda kombëtare e integrimit europian të Shqipërisë.

Prandaj theksohet dhe kjo është e rëndësishme në rekomandim, se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit. Por edhe duke mbërritur në një konsensus të fortë kombëtar për të bërë të mundur përmbushjen e këtij prioriteti kombëtar. Edhe njëherë dua të theksoj, nuk thotë kot populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, pavarësisht se e keqja e qeverisë për fatin e keq të shqiptarëve i ka jo vetëm këmbët, por edhe duart e gjata.

Lajme të lidhura

BOTA

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s

18:26 : 25/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

18:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

17:53 : 25/07/2026
AKTUALITET

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026
BOTA

Sërish dronë rusë në territorin e NATO-s?

17:25 : 25/07/2026
Teknologji

BBC: Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI

17:16 : 25/07/2026
Para

‘Në vend të letrës’/ Rama apel Bashës: Deri sa KE të vendosi, ju duhet të...

TË GJITHA

Spiunazh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s

18:26 : 25/07/2026

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

18:18 : 25/07/2026

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

17:53 : 25/07/2026

Me 2 kg kokainë dhe 37 mijë euro në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

17:35 : 25/07/2026

Sërish dronë rusë në territorin e NATO-s?

17:25 : 25/07/2026

BBC: Sa të shqetësuar duhet të jemi për hakimin e OpenAI

17:16 : 25/07/2026

Arrestohet ‘El Diablo’, bosi i drogës në Kosta Rika që kërkohej nga SHBA

16:40 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş