• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për herë të parë/ Dokumenti, “Vetingasit” nuk u verifikuan me “bekimin” e ONM

10:00 : 29/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Dokumenta problematikë, të publikuar së fundmi për disa anëtarë të strukturave të Vetingut dhe institucioneve të tjera të Reformës në Drejtësi, krijojnë dyshime të forta mbi procesin e verifikimit paraprak të tyre, para se ata të merrnin detyrat e rëndësishme.

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari, dyshohet se nuk kanë paguar taksa për disa vite, gjatë ushtrimit të funksionit të tij si avokat.

Për një anëtar të KPA-së ka dyshime se është drejtuesi “në hije” i dy studioneve ligjore.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, dyshohet se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit. Kolegia e tij, Nurihan Seiti, e ka emrin në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas vendimit të Autoritetit të Dosjeve.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

Disa anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë qenë pjesë e hetimeve penale, madje, në ndonjë rast, edhe të dënuar nga shkalla e parë. Për pjesën më të madhe të tyre nuk ka një verifikim pasurie të holllësishëm dhe nuk dihet nëse kanë qenë korrekt me taksat në aktivitetet e tyre private të mëparshme.

Anëtari i KPK-së, Lulzim Hamitaj, është nën hetim për “falsifikim” të çertifikatës së gjuhës së huaj.

Këto raste, si edhe të tjera që mund të dalin në vijim, krijojnë dyshime se kandidatët, sot anëtarë të institucioneve verifikuese të prokurorëve e gjyqtarëve, nuk kanë kaluar në “filtra” të plotë.

E, në fakt, kështu ka ndodhur.

“Boldnews.al” ka siguruar një dokument, i papublikuar më parë, në të cilin parashikohen procedurat për verifikimin e kandidatëve për strukturat e Vetingut, si edhe për anëtarët jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Dokumenti është miratuar e nënshkuar nga anëtarët e Komisionit Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit për Reformën në Drejtësi dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Dokumenti titullohet “Protokolli për procedurat për vlerësimin se cili prej kandidatëve plotëson kriteret formale për institucionet rivlerësuese (Vetingut)”.

1. Në pikën 4 të këtij Protokolli, Komisioni Ad-Hoc dhe vëzhguesit e ONM, kanë rënë dakord që kandidatëve të mos u kërkohet të plotësojnë një formular “Dekriminalizimi”. Sipas nënshkruesve të këtij dokumenti “një vetëdeklarim mbi integritetin nuk është i nevojshëm”.

Dhe, në bazë të këtij përcaktimi, anëtarët e strukturave të Vetingut, por edhe jo-magjistratët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) mjaftohen vetëm me një vetëdeklarim ku, natyrisht, askush nuk thotë që ka qenë nën hetim, gjykim penal, apo, për më tepër, dënuar.

Ligji “Për dekriminalizimin”, i miratuar në vitin 2015, ka si subjekte të tij të gjithë punonjësit e administratës publike. Në bazë të këtij ligji, deputetë, zyrtarë të lartë, por edhe periferikë, janë larguar nga detyra për shkak se, pas plotësimit të formularit përkatës, ka rezultuar se kanë pasur probleme penale.

Ndërsa, për Vetingasit dhe anëtarët jo-magjistratë të KLGJ e KLP është mjaftuar thjesht me vetëdeklarim mohues. E, për më tepër, nuk ka asnjë strukturë që të verifikojë nëse “deklarimi mohues” është i vërtetë apo jo.

2. Protokolli parashikon gjithashtu që kandidatët e asaj kohe, mjafton të vetëdeklaronin se plotësonin, fjala vjen, vjetërsinë e nevojshme sipas ligjit dhe kualifikoheshin automatikisht. Askush nuk ka kryer verifikime nëse, përshembull, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vinin nga Avokatia, e plotësonin apo jo kushtin 15 vjet në funksion. Disa të dhëna, të publikuara së fundmi, krijojnë dyshime se Ardjan Hajdari nuk i konfirmon me dokumenta vjetërsinë në punë.

3. Protokolli parashikon që kandidatët mjafton që të vetëdeklarojnë se dinë gjuhë të huaj dhe kjo është e mjaftueshme për ta plotësuar këtë kriter ligjor. Komisioneri i Vetingut, Lulzim Hamitaj, ka deklaruar se njeh gjuhën angleze dhe ka dorëzuar një dokument për të vërtetuar deklarimin e tij.

Asnjë institucion nuk e verifikoi vërtetësinë e tij, pasi “Protokolli” shqiptaro-ONM nuk e kërkonte diçka të tillë. Sot, Hamitaj vijon të jetë nën hetim penal, si i dyshuar për “falsifikimin e dokumentit” të gjuhës së huaj, në bazë të një kallëzimi publik nga ana e Partisë Demokratike.

4. Protokolli kërkon që kandidatët të vetëdeklarojnë përfundimin e studimeve të larta, ka kryer asnjë verifikim shtesë mbi dokumentat. Së fundmi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, është nën hetim penal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pikërisht për dyshimet mbi falsifikimin e dokumentave të shkollës së mesme. Dyshimet janë ngritur nga një kallëzim i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, pasi strukturat shtetërore nuk kanë kryer asnjë lloj verifikimi.

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

15:02 : 03/08/2025
SHENDETI

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

14:51 : 03/08/2025
AKTUALITET

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

14:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

14:25 : 03/08/2025
RAJONI

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025
AKTUALITET

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025
Para

Kapet i arratisuri

TË GJITHA

Zyrtare/ Jasir Asani bëhet me skuadër të re, ja ku do të luajë sulmuesi i Kombëtares

15:02 : 03/08/2025

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

14:51 : 03/08/2025

Moti bën kthesën e papritur nesër, rikthehet shiu dhe ulen temperaturat

14:39 : 03/08/2025

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

14:25 : 03/08/2025

Serbi/ Masë paraburgimi për ish-ministrat dhe të dyshuarit tjerë për rastin në Novi Sad

14:05 : 03/08/2025

U arrestua për vrasjen e Renato Hoxhës, lihet në burg Armando Gega

13:57 : 03/08/2025

VIDEO/ Ish-futbollist, ja kush është 27-vjeçari që theu me gurë xhamat e bashkisë Korçë (EMRI)

13:38 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com