Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja në konferencën për shtyp është shprehur se kërkon t’i japë vazhdimësi punës së Kristaian Panuçit dhe De Biazit pasi ende nuk ka pasur kohën e nevojshme, ndërsa shtoi se është një grup i aftë lojtarësh.
“Vlerësimet e mia janë që janë 18 lojtarë që kanë qenë me De biazin. Pastaj janë të tjerë që janë afruar nga Panuçi. Javën e kaluar pashë disa lojtarë edhe të Partizanit që janë me cilësi por duhet të shoh rrotull. Për shembull Vrioni që është i ri por nuk është ende mirë. Do të kthehet persëri.
Dua t’i jap vazhdimësi punës së De Biazit dhe Panuçit pasi nuk kam pasur kohë për të vlerësuar lojtarët. Është Kumbulla apo Manaj që po luan. Janë 35 lojtarë që po i shohim
E vështirë të thuash se kush është objektivi por do të mundohemi te shkojmë në Europian. Janë 5 skuadra nuk shkojnë të gjitha.
Objektivi është të përmirësohemi psikologjikisht e mendojmë se mund të shkojmë. Duhet të ketë bindje nga kushdo që vjen këtu e pastaj të bëjme bilancin. Shpresoj të kemi lojë të mirë dhe të rregullojmë mbrojtjen e të luajmë edhe në fazen ofensive më mirë. Duhet të rregullojmë më parë prapavijën.
Është grup i aftë kam folur me djemtë. Ata besojnë se kanë ardhur të punojnë me shumë përkushtim. Shqiptarët që janë jashtë e ndjekin shumë këtë ekip është i ndjekur. Baballarët duan që fëmijët të luajnë futboll. Ka pritshmëri për këtë ekip dhe lojtarët që vijnë duhet ta ndjejnë këtë ekip.
Të gjithë e dinë, kam shkuar në Greqi, Kroaci e Zvicër, kam folur me lojtarët për të parë këndvështrimin e tyre dhe ajo që më thonë është që besojnë. Edhe ndjesia ime është që ka dëshirë e entuziazëm, ndjej këtë energji, një karikim të jashtëzakonshëm. Ata janë pozitivë e duan të bëjnë të pamundurën. E di që mund të kesh mangësi nga aspekti teknik. Por kur bën grupin dhe futesh në fushë ndaj një ekipi edhe më te madh mund të arrish rezultat. Nuk ka ndeshje te mbyllur, mund të arrish gjithçka nga një ndeshje. Ia dilet me shpirtin e grupit.
Puna që kemi bërë javën e kaluar ishte për të mbajtur në formë ata që ishin me pushime nga futbollistët në Greqi e të tjerë që mbaruan aktivitetin. Falënderoj Partizanin që më solli lojtarët në stërvitje. Falenderoj edhe të rinjtë. Kemi punuar vetëm për te mbajtur lojtarët në kushtet optimale. Stervitja e parë e vërtetë është sot.
Shpresoj të jap ndihmën time por varet nga bashkëpunimi me lojtarët. Nëse besojnë dhe bashkëpunojnë jemi në avantazh me problemet më parë.
Perspektiva jonë është të bëjmë mirë dhe të arrijmë rezultat. Ajo që ka vlerë është që ekipi është e besueshme. Nuk është e lehtë se Islanda është e fortë edhe në aspektin e lojës ajrore. Do të mundohemi të mos i japim avantazhe Islandës.
Kemi lojtarë këtu por mund të kemi edhe të tjerë 10 që janë në pritje. Nuk është e thënë që janë jashtë. Të shohim se çfarë ndodh çfarë objektivi kemi e çfarë rezultatesh marrim. Në bazë të këtyre punojmë për të ardhmen.
Lojtarët që vijnë dhe janë grumbulluar janë këta. Pastaj mund të jenë të tjerë. Por ata që vijnë duhet të jenë krenarë edhe pse mund të aktivizoj 11. Kush nuk luan duhet të ndihmojë ata që luajnë. Duhet të jenë të kujdesshëm të gjithë
Duhet t’i shoh edhe në aspekti e karakterit. Në klube i sheh çdo ditë kurse këtu i shoh një javë. Duhet të hyj në mendjen e tyre ti njoh personalisht se si reagojnë. Sot do flas me ta e ti njoh. Këto gjëra të vogla janë ato që bëjnë skuadrën.
Me Lenjanin kam folur ndaj jemi qartësuar në këtë aspekt kur e takova në Zvicër. Ai nuk ndjehej në gjendje të jepte kontributin. Mund të luajë ne mesfushë. Në situatat e mëparshme nuk ndjehej mirë. Më vjen keq kur lojtarët flasin keq për trajnerët. Kur je i grumbulluar duhet të jesh pozitiv. Por më duket se ka ardhur me entuziazëm mund të japë kontributin e atij nga mesfusha e para. Do të jetë detyra ime të nxjerr maksimumin.”