Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, ka reaguar pas largimit të tre prej kandidatëve të partisë së tij nga gara për kryebashkiakë dhe dhjetëra të tjerëve, kandidatë për këshilltarë.
Përmes një reagim në Facebook, Patozi sulmon të larguarit.
“Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE”, shprehet ai mes të tjerash.
Të paktën tre kandidatë për kryebashkiakë dhe 21 kandidatë për këshilltarë të Bindjes Demokratike kanë kërkuar tërheqjen nga zgjedhjet e 30 qershorit. I fundit ishte kandidati i Kavajës.