• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dhe Duçja, kohë të ndryshme, fjalime të njëjta

16:29 : 18/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Përpara në sallë kishte Rilindasit e tij. Plot zell e shihnin madhështinë e një njeriu që shfaqej përballë, pa lexuar aspak treguesin e një personazhi të degraduar. Disa janë kandidatë të vajisur më parë nga të mirat e qeverisjes, lokale dhe qëndrore, të tjerë rishtarë që gjetën kohëra të vështira për të treguar forcën, por i bashkon ideali me personin që kanë në podium, pushtet me çdo kusht e mjet. Fjalime, propagandë, indoktrinim deri në larje, shpëlarje dhe tharje të trurit.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot para kandidatëve për kryetarë të bashkive, plot pathos, të mbushur me patetizma dhe oshilacione miksimi mes tregimit të forcës dhe frikës së humbjes së pushtetit.

“Pushteti nuk është qëllimi, por fuqia, karrigia nga ku nuk shkulesh, por është detyrë, që të tjerët të kanë zgjedhur për të udhëhequr. Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë, në zgjedhje, apo si përfaqësues të popullit në Kuvend”-tha Rama. Në momentet kur protestat e opozitës dhe ajo popullore i ka zbritur poshtë zyrës Rama tregon forcën. Lëshon sfidat dhe kërcënon se kushdo që do i pengojë ashtu të vetëm në zgjedhjet pa mundësi përzgjedhje të 30 qershorit, do ketë fatin e zi të përballjes me ligjin.

Ndodhemi në kushtet e monopartitizmit. Një parti e vetme, PS-ja, që po quhet nga mania e propagandës si Rilindje. “Jemi të vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidatët tanë”-tha Rama, duke shtuar se tashmë duhet të ndizet makineria e fortë e fushatës, shtëpi më shtëpi, derë më derë e faqe më faqe të rrjeteve sociale. Propagandë, fjalime pompoze, shfaqje surreale dhe krijim të një klime të ashpër politike dhe indoktrinim deri në shtypje të të menduarit. Nuk është shpikja e Ramës propaganda dhe indiktrinimi. Ajo i ka rrënjët më të thella se e sotmja, çka mjeshtërisht dhe më vonë mjerisht për vendin e tij dhe mbarë botën e përdori Benito Musolini (Duçja).

Lexo edhe:

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në fillimet e tij politike, Benito Musolini u bë anëtar i Partisë Socialiste, më vonë u shkëput prej saj, duke kapërcyer në fshizëm. Edhe Rama këtë rrugë ndoqi, u bë kryetar i PS-së duke zëvendësuar të ikurin Fatos Nano, e me kalimin e viteve në fushatën e vitit 2009 erdhi me idenë përtej të majtës dhe së djathtës. Kjo formë nuk i shkrehu në shenjë, por në vitin 2013 i dha një tjetër dorë. Rilindja, një lloj “fashizmi mendor” që sot është kthyer në doktrinë, në disa elementë fatkeqësisht ka ngjasime me fashizmin e vërtetë në viteve 30-40 të shekullit të kaluar. Propaganda…!

Është kjo pjesë që po fut në konflikt civil shoqërinë. Po bëhet një ndarje me rrezik të madh, ideator i së cilës është kryeministri Edi Rama. Kushdo që e kundërshton është i keqi, njeriu që nuk do vendin, që nxin shqipërinë. Vetëm ai është e vertëta, atdhedashuri i të gjithë kohërave dhe si i tillë duhet t’i shkohet nga pas, deri në adhurim.

Rama nuk tregon bilance për çfarë ka bërë në gjashtë vite qeverisje, por në çdo dalje publike ai është si në fushatë elektorale, premtime që kurrë nuk po mbahen dhe anatemim deri në përçmim e kërcënim të kundërshtarëve politik, e së fundmi edhe deri në urrejtje të popullit protestues.

Për të depëurtuar në idenë e tij të ‘ngopjes me lugën bosh” dhe për të gjetur të keqen vetëm tek kundërshtarët, Rama po përdor çdo formë të propagandës. Ernest Heminguej, gazetar dhe shkrimtar i njohur i viteve 30-40’, thoshte se kryeministri i ri (Benito Musolini), “interesohet më shumë për titujt, që do të dalin të nesërmen në gazetë se sa për politikën”.

Në këtë oaz sot gjendet Rama. “Unë nuk rri se më gënjen mendja se jam i pagabueshëm, apo s’kam bërë gabime, apo se gjithçka po shkon vaj, as se njerëzit nuk paguajnë nën dorë, se rrogat janë rritur, se shqiptarët po kthehen nga jashtë dhe se jeta është fushë me lule.- tha Rama, duke shtuar se vetëm qeveria e tij mund ta bëjë këtë vend.
Edhe Musolini deri në momentet e fundit të pushtetit, fatkeqësisht për të, edhe të jetës, mendonte e propagandonte se ishte në rrugën e drejtë dhe kushdo që e kundërshtonte qe armiku i vendit në radhë të parë, më pas edhe i tij. U var dhe u vra duke u futur në histori se me propagandë, kërcënim kundërshtarësh dhe ndarje të shoqërisë, drei në prag të konfliktit civil, fundi është tragjik. Rama është njeri “botëparë”, aq sa po krijon “njeriun e ri” brenda Rilindjes.

Lajme të lidhura

SPORT

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025
BOTA

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025
AKTUALITET

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025
SHENDETI

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025
BOTA

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025
Para

Fundi i një epoke, tre legjenda largohen nga Bayern

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com