Nga Boldnews.al
Lali Eri sot duhet të ishte në festë, edhe për ata, komunitetin LGBT. Tirana ishte më ngjyra shumë, koha ka hapur, dielli la pas zymtësinë e reshjeve të shiut. E shtunë, ditë fundjave, Lali mezi e pret këtë çast për të postuar në rrjetet sociale dhe propagandojë në televizionet kombëtare kronika mbi çdo festë e përkujtimore, të madhe dhe të vogël. Po sot Lali Eri pse nuk u shfaq si spiderman që mbron çdo të “diskriminuar”, apo të vetëdiskriminuar?
Dalin hapur, tregojnë preferencat seksuale ndryshe, “është ok të jesh gay”-shkruan një parullë. Harmoni mes tyre brenda komunitetit, u mungon një dorë përkujdesje nga kryebashkiaku i qytetit. Shumë pikëpyetje u ngritën nga përfaqësuesit e LGBT (lezbikë, gei, biseksual, transelsualë), se përsë ketë vit, ndryshe nga herët e tjera u distancua Lali Eri nga komuniteti LGBT?
Deri vjet, prej bashkisë ishin të përcaktuara festime me axhendë zyrtare për LGBT. U jepej leje për një shesh të caktuar. Bashkia me policët e saj dilte në rrugë për të penguar qarkullimin e automjeteve, apo ta rrëmbente dhunshëm ndonjë “namuzqar” që shprehtë mllef kundër paradës. Lali Eri dhe përfaqësues të ambasadave të rëndësishme në vendin tonë shëtisnin me biçikleta në mbështetje dhe mirëkuptim të komunitetit. Po sot Erioni ka “ndryshuar”…
Në faqen e tij në facebook hedh foto familjare, paraqet fëmijë që luajnë në oborret e shkollave. I jep hapësirë “boshtit familjar” (burrë-grua-fëmijë). “Fushat Multisportive te Parku i Liqenit! Vendi i preferuar i fëmijëve. Futboll, basketboll dhe të tjera lojëra ku mund të argëtoheni pafund. Mos harroni, fundjava kalohet akoma më bukur te Parku i Liqenit, duke luajtur me shokët dhe shoqet!”-ky është postimi i sotëm i Erion Veliajt.
Dikush nga komuniteti LGBT mund ta quajë edhe si “tradhtar” të idealeve të tyre, por si “botëhapur” dhe toletarantë që janë, një fjalë të vetme nuk e nxjerrin ndaj Erion Veliajt, për më shumë për atë, mbrojtësin e zjarrtë të këtij komuniteti. Lali është kameleon, duke ndryshuar “ngjyra” si edhe flamuri ylberian i tyre.
Ky “burrë tradite”, sot nuk gjeti asnjë çast për komunitetin LGBT, edhe pse në të shkuarën e tij kur ishte tek organizata MJAFT, organizonte festa duke veshur veten dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë fort, si Endri Fuga dhe Arbër Mazniku.
Jemi vetëm pak javë para zgjedhjeve të 30 qershorit dhe Lali Eri tashmë i “emëruar” për herë të dytë si Kryetar i Bashkisë Tiranë, pa kandidat rival të vërtetë nga opozita zyrtare, kërkon pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në votime.
Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë një fije peri ku mund të mbajë propagandën se është zgjedhur nga qytetarët e Tiranës. Dhe për të thithur sa më shumë vota, ai sot me fort pishman nuk u gjend pranë përfaqësuesve të LGBT, fizikisht nuk ishte aty, por shpirtërisht është me ta. Dhe ata e dinë fort mirë këtë, sepse faktet kanë treguar se qëkur Veliaj mori poste të rëndësishme shtetërore ka menduar gjithnjë për komunitetin LGBT.
“Ministri i Mirëqënies dhe Punës Sociale Erion Veliaj ka realiziuar një takim zyrtar me përfaqësuesit e Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT dhe ka konfirmuar se më 17 Maj do zhvillohet në Tiranë Parada Gay ku homoseksualë nga gjithë Ballkani dhe do marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Takimi ka zgjatur për afro një orë dhe zoti Veliaj ka garantuar vullnetin e qeverisë për ti trajtuar brenda standarteve europiane të drejtat dhe liritë themelore të homoseksualve shqiptarë”. Kështu thuhet një njoftimin zyrtar të përfaqësuesve të komunitetit LGBT, në prill të vitit 2014.
Që nga ajo kohë, për një ditë, Tirana ishte në duart e LGBT, me mbështetjen e hapur të Erion Veliajt, i cili një vit më vonë u bë edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dy qëndrime të Veliajt në pak kohë. Kur ishte tek organizata “MJAFT”, merrnin fonde, për një minifund të veshur, një tualet fytyrës, tanga dhe një palë geta me lule, ngjitur shelëve të depiluara.
Por ndërsa parada “gey” siç njihet ndryshe nuk pati sot në mesin e tyre, mbrojtësn e zjarrtë Erion Veliaj, ka edhe nga ata qytetarë që gjithsesi më shumë se pengim kërkojnë që sidomos në zona ku lëvizin fëmijët shfaqje të hapura të komunitetit LGBT nuk duhet ta kalojnë masën e “shfaqjeve të turpshme në publik”, që gjithsesi dënohet edhe me ligj.
“Babi shiko paska feste atje” me tha im bir teksa e mbaja për dore në lulishten pranë Taiëan-it. Ktheva kokën dhe pashë tollumbacet dhe flamujt me ngjyrat e ylberit. Menjëherë ja ktheva: – jo bab nuk është festë! Nuk është për ty! – ‘është ditëlindje se ka dhe kalamaj dhe muzikë…’! -hajde këtej bab, se do ikim të lodrat te Toptani- ja ngrita zërin.
Vijoi të ecte me kokën kthyer nga festa ku tranvestitët e Pallatit të Kulturës kërcenin me taka te larta dhe flamuj në dorë. Një prej tyre mbante një parrullë në dorë: “është ok të jesh gay”,- gërmëzonte im bir, vetem 6 vjeç. Për dreq nuk jam përdorues molotovi”-shkruan gazetari Armand Maho.
Gjithnjë do ketë qëndrime pro dhe kundër. Dhe secili është në të drejtën e tyre, por e keqja më e madhe është e “dyfytyrësisë së pushtetit”, në këtë rast atij lokal. Po sikur komuniteti LGBT të merrte udhën drejt bashkisë dhe niste protestën kundër indiferencës së Lali Erit? Por jo, ata mirëkuptohen edhe në distancë. Sot Erionit i duhet të tregohet si një familjar i rregullt, e mbi të gjitha të marrë votat e Rilindjes, qoftë edhe me koston shpirtërore, duke humbur një paradë nga LGBT…, që ai e do aq shumë dhe ka bërë shumë pë ta!