Nga Jetmir Olldashi
Një gazetar është kërcënuar me jetë në qendër të Tiranës, pikërisht në selinë e Partisë Demokratike. Nebil Çika një gazetar veteran, me bindje të djathta është kërcënuar nga numri dy I PD-së për bindjet dhe idetë e tij. Opozita ka rrëzuar sot me këtë veprim duke hedhur poshtë gjithë betejën e saj dy vjeçare kundër dekriminalizimit.
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm dhe deputet i opozitës ka kryer sot një ngjarje po aq të rëndë sa kolegu i tij (koleg në të gjitha kuptimet) Armando Prenga në komisariatin e Laçit. Një deputet dhe drejtues opozite kërcënon një gazetar për komentin e tij. në pamje të parë kjo të fut frikën. Por po të thellohesh dhe të kuptosh që ndoshta në një kafene të mbushur me avuj alkooli kupton që ky banditizëm nuk mund të kishte ndodhur nëse kolegu Çika do të qëndronte i qetë. me siguri nëse do ja kishte trashur pak zërin Beni do ikte diku atje tehu diku tej.
Por nuk është ky problemi që deputet të opozitës hanë shpulla nga kolegët e tyre socialistë bëjnë si gangstera me gazetarët. Rasti i Arben Ristanit është një provë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha se çfarë parti po bën ai. A duhet që për parimet për lirinë e të shprehurit që shqiptarët e kanë vuajtur 50 vjet dhe e fituan me shumë gjak vetëm në vitin ’90, zoti Basha duhet të mbledh Këshillin Kombëtar dhe të kërkoj shkarkimin e Arben Ristanit nga partia që rrëzoi komunizmin?
Nëse Partia Demokratike nuk reagon fort ndaj burracakërisë së numrit dy të saj, atëherë ska asnjë të drejt morale dhe politike të etiketojë dhe sulmojë kundërshtarët e saj politik. Pastaj janë njësoj nëse akuzon Edi Ramën pse mban elementë kriminal në parlament atëherë duhet të largosh ata që ke vetë. Në mes të ditës në mes të Tiranës, “në shtëpinë e lirisë” siç e quajnë demokratët selinë e PD-së ndodh një akt barbar, një gazetar kërcënohet me jetë.
A sjell shpresë për shqiptarët PD-ja me Ristanin dhe ristanët? Le të mendojmë një çast se PD do vijë në pushtet në vitin 2017 dhe Arben Ristani bëhet ministër i Brendshëm. Represioni shantazhi ndaj medias dhe gazetarëve të lirë do jetë permanent. Nëse Partia Demokratike mban në strukturat e saj drejtuese “ristan-ër”, dhe bën ministra nga këta lloj “gangsterësh”, atëherë zoti mos e dhëntë që kjo të ndodhi. Kurrë!