• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

10 pyetje publike për Lulzim Bashën

17:24 : 16/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lulzim Basha po udhëheq prej disa muajsh protestat kundër qeverisë Rama, ndërsa dosjet kriminale  të qeveritarëve, bllokimi dhe kapja e sistemit nga kryeministri Rama,  korrupsioni dhe favorizimet, kanë shkaktuar jo pak pakënaqësi ndër shqiptarët.

Protestat e udhëhequra nga Basha po vijnë duke u përshkallëzuar,  ndonëse kryeministri Rama posedon ndikim absolut në pjesën dërrmuese të televizioneve  dhe paneleve, duke bërë një përpjekje  të fortë mediatike për t’i relativizuar.

Por nëse sot është e sigurt që Rama dhe pushteti i tij po degradon me shpejtësi, mbetet e paqartë se çfarë zgjidhjesh di të ofrojë opozita.

Mediat proqeveritare, kanë nisur një fushatë për të përhapur idenë se ajo çfarë ofron opozita është rotacioni i udhëheqësit, por jo ndryshimi i sistemit dhe i gjendjes.

Kjo fushatë mediatike dita ditës po funksionon, e ndihmuar ndoshta dhe nga vet opozita, e cila duket më tepër e fokusuar në denoncimin e gabimeve të Edi Ramës, se sa në ofertën politike që do japë zgjidhje dhe garanci se këto gabime nuk do të përsëriten kur ata të vijnë në pushtet.

Lexo edhe:

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

Për këtë arsye Hashtag.al, duke patur dhe favorin e një mediaje online që editorialisht nuk është në pozita antagoniste me opozitën, gjen rastin t’i drejtohet publikisht Lulzim Bashës me disa pyetje.

10 PYETJE PUBLIKE PËR LULZIM BASHËN:

  1. Partia Demokratike ka denoncuar fuqishëm lidhjen e pushtetit me krimin dhe grabitjen e votës nëpërmjet patronazhit kriminal. Në këndvështrimin e Lulzim Bashës, kush ka bërë më tepër krime elektorale, bandat kriminale apo komisionerët dhe numëruesit e emëruar nga PS-PD-LSI?
  2. Fatos Nano në vitin 1997 kishte devizë “Do i’u kthejmë paratë e piramidave”. Berisha në 2005 kishte devizë luftën kundër korrupsionit dhe taksën e sheshtë. Edi Rama në 2013 kishte devizë “Rilindjen”, “Shëndetësinë falas”, “300 mijë vende pune”.
    Së fundmi paralel protestave, ju po shkoni nëpër fshatërat e Myzeqesë dhe po flisni për subvencionet e gjedhëve.
    Do jenë subvencionet e bagëtive deviza juaj?
  3. A kanë hartuar ekspertët e Partisë Demokratike ndonjë raport që reflekton pasojat negative të Reformës në Drejtësi? A posedon PD-ja një raport profesional që shpjegon asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese, favorizimet arbitrare në Vetting dhe qeverisjen e vendit me ligje speciale antikushtetuese si në rastin e projektit për Teatrit Kombëtar?
    A keni lobuar ndërkombëtarisht me ndonjë raport të tillë?
  4. Në vitin 2017 PD-ja ka emëruar titullaren e Avokatit të Popullit. Mund të na informoni nëse ky institucion ka hartuar ndonjë raport zyrtar që hedh dritë mbi ligjet speciale antikushtetuese apo favorizimet e klientëve të pushtetit?
  5. Çfarë do bëjë Partia Demokratike me ligjin e koncensioneve kur të vijë në pushtet? Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike për koncensionet e dyshimta në shëndetësi, resurse natyrore, energji dhe shërbime?
    Keni ndonjë listë të koncensioneve ekzistuese, të cilën e keni kategorizuar, me koncensione që do hetoen, që do pezullohen, do korrektohen ose do të anulohen?
  6. A kanë hartuar ekspertët dhe juristët e partisë tuaj ndonjë raport ose paketë propozuese mbi ndryshimet Kushtetuese që do të korrektojnë sistemin ekzistues?
  7. Mendoni se jeni i besueshëm kur kundërshtoni reformën në arsim të bërë nga Edi Rama, ndërsa në rrethet mediatike dhe universitare po flitet çdo ditë mbi ndikimin në rritje të zotit Henri Çili në vendimmarrjen tuaj?
  8. A ndjeni ju personalisht përgjegjësi për listat e vitit 2017 dhe sidomos për zonjën Rudina Hajdari? A është rasti i promovimit të zonjës Hajdari një agresion i shkaktuar direkt nga ju kundrejt gjithë të rinjve të shkolluar dhe profesionistë që nuk i kanë prindërit VIP-a?
  9. Keni realizuar disa tryeza për përkeqësimin e gjendjes së medias, por në asnjërën prej tryezave nuk keni përmendur emrat e rëndësishëm të pronarëve të televizioneve kombëtare si Vjollca Hoxha apo Aleksandër Frangaj. Si shpjegohet?
  10. Partia Demokratike ka dy përfaqësues në Bordin drejtues së AMA-s (Autoriteti i Medias AutoVizive), a jeni informuar ju mbi favorizimet që qeveria i bën platformave dixhitale? A keni ju një plan për forcimin dhe modernizimin e RTSH si ent 100% publik?
    A do ta kufizonte ndikimin e oligarkëve të medias modernizimi i RTSH-së?

/Nga Hashtag.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025
AKTUALITET

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025
Para

Kandidati i Blendi Çuçit mund thellë Veliajn në garën për kryebashkiak të Tiranës (Foto)

TË GJITHA

Integrimi në BE/ Rama si karagjoz: Edhe gjermanët nuk janë aq të përsosur sa i dinim

11:52 : 13/10/2025

Qytetarët të revoltuar për ndalimin e përdorimit të monopatinave, kundërshtojnë aksionin: Nuk e dinim

11:40 : 13/10/2025

Kur do hapet dera e BE për shqiptarët? Presidentja e KE: Duhet të punoni me reformat

11:35 : 13/10/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, furgoni me turistë përfundon në kanal, 4 të plagosur

11:25 : 13/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicën e Jugut, pretendon për ndërhyrje

11:19 : 13/10/2025

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, përfaqësohet nga avokati Genc Gjokutaj

11:06 : 13/10/2025

Myftinia dhe Kisha Ortodokse në Shkodër akuza shtetit për ndërtimin e kullës “Rozafa Tower”: Grabitje flagrante

11:03 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com