Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Mario Meshinin, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, më 29 Janar 2018, në Tiranë. Këtë të enjte, gjykata vendosi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Meshinit. Ndaj tij, u vendos masa “detyrim paraqitje”.
Sipas akuzës, Mario Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën.
Për vrasjen janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal shtetasit Aurel (Altin hoxhallari), Efthymiu Efthymiu, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari, të gjithë të arrestuar dhe nën masën e arrestit me burg. Efthymiu Efthymiu, ish-anëtar i forcave speciale të policisë greke akuzohet si ekzekutori.
Ndërkohë, të gjithë të pandehurit kanë mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.