Të gjithë e thanë në rrjetet sociale, por askush nuk ia tha drejtpërdrejt. Por dikush ka guxuar. Në darkën e organizuar për nder të Kombëtares Shqiptare, pas debutimit të saj në Kampionatin Europian, Edi Rama ka marrë ndoshta “shigjetën” më të madhe, pas gjithë organizimin madhështor që organizoi për pritjen e kuqezinjve.
Në një video ekskluzive të In TV, zbulohet ajo që Ansi Agolli i tha Edi Ramës. “Kaçe më tha meqë s’më dha makinën, më mirë të mos vijë në stadium Kryeministri, se s’na ka ecur shumë në këto ndeshjet e fundit”, ishin fjalët e Agollit, mes të qeshurave në sallë.
Rama kishte premtuar “një veturë për Kaçen dhe një traktor për Mavrajn” gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me futbollistët menjëherë pas fitores me Rumaninë.
Kur ka dëgjuar Agollin, kreu i Kuvendit Ilir Meta në krah të Kryeministrit, ka zgjedhur të mbajë kokën me duar!