Nga Boldnews.al
Nëse ka një gjë që në Shqipëri dhe për shqiptarët ka qenë herezi, në 28 vitet e tranzicionit, ishte kritika, jo sharja, ndaj Ambasadës së SHBA dhe diplomatëve të akredituar në Shqipëri.
Dhe ndoshta kjo ka pasur lidhje me faktin se pas 45 vitesh diktaturë komuniste, më e egra në Europë, shqiptarët besonin në suportin e një prej vendeve më të fuqishme në Botë.
Por sot duket se kjo tabu është thyer! Të paktën prej disa javësh, ka reagime, qoftë edhe të qytetarëve të thjeshtë, të panjohur, që marrin guximin të shkruajnë në faqen zyrtare në rrjetet sociale të Ambasadës dhe të kritikojnë politikën që ndjekin në Tiranë.
Përkundrazi nuk kritikojnë SHBA, por politikën lokale që diplomatët bëjnë, në vendin që ndoshta dashuron edhe më shumë se edhe vetë amerikanët, Shtetet e Bashkuara.
Dhe ndoshta për thyerjen e kësaj tabuje, ku diplomatët shiheshin si Zotat në kohët e lashta, apo si Zoti në kohët moderne, duhet falenderuar pikërisht SHBA, me emërimet që ka bërë në nivelet diplomatike.
Disa nga komentet që sot mund të gjenden në faqen e Ambasadës mund t’i lexoni më poshtë”
“Letla, shame on you”
Sa mebi te qesh me keto deklarata. Jeni bere si faqja fake e asaj Renea!
Tani çoje i kete tek bijte e terve te me burgosin edhe mua si dikur per agjitacion dhe propagande. Turp qe perfaqesoni SHBA. Turp se nuk keni lidhje ne asnje pike me Presidentin Trump. Turp”
“Sa më vjen keq për ju!
Keni qenë një institucion i paanshëm dhe fjala juaj dëgjohej me vëmendje. Tani jeni kthyer në megafon i prishur i qeverisë së drogës e si Folët si Pordhët, të njëjtën përshtypje krijoni.
Po e quajtët demokraci dhe regjimin e Edvinit, qenkeni pjerdhur fare, po fare ama”.
“Me falni, po demokraci e shendetshme eshte kjo qe ka ndertuar Edi Rama?! Nuk kam kohe e nerva te numroj 1 milion fakte, me te cilat provoj se kjo nuk eshte demokraci! Eshte autokraci e krimit!”
“Nga ka dale kjo deklarate, nga Surreli?”
“Nje pyetje kam per Ambasaden Amerikane. A jeni krenar qe po kontribuoni ne shtimin e frymes anti-amerikane ne Shqiperi?”
Shqiptarët kanë pasur një zakon që adhuronin të huajt. Kjo ndodhte që nga koha e Turqisë me Sulltanin, vijoi më pas me zhvillimet shekullore.
Në diktaturë adhuronin rusët, që konsideroheshin “vëllai i madh”, kinezët, aq sa e quanin “Kina motër”, pastaj kaluam te adhurimi për guerilasit që luftonin kundër kapitalistëve dhe revizionistëve, dhe me rrëzimin e diktaturës, adhuruam hapur amerikanët.
Christopher Hill dhe William E Ryerson, dy diplomatët e parë amerikanë që erdhën në Shqipëri në një kohë që qeveriste ende PPSH, mbahen mend për qëndrimet e tyre dhe suportin absolut që i dhanë PD-së dhe forcave të tjera të opozitës në atë kohë për rrëzimin e komunistëve nga qeverisja e vendit.
Shumëkush mban mend pritjen madhështore që iu bë Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker në sheshin Skënderbej në Tiranë, pritje që edhe ai vetë do e kujtonte për vite me rradhë, madje duke e përmendur sa herë që binte fjala për Shqipërinë.
Këto fillime të vrullshme dhe patjetër të dobishme për fillimet e demokracisë shqiptare, nisën të krijonin tabunë se Ambasada në Tiranë nuk mund të kritikohej, madje kjo ngriti dalëngadalë edhe murin që ambasadorët përtej titullit që merrnin nga vendi i tyre si diplomatë, në Tiranë fitonin edhe atë të “guvernatorëve”.
Në një terren ku shumica e politikanëve e shikonin zgjidhjen e çdo problemi në selitë diplomatike, madje edhe në rastet e përplasjeve banale brenda partive të tyre, ambasadorët e atashuar ndjeheshin të plotëfuqishëm, madje duke pasur të gjithë komoditetin për të ngritur atë që quhej rrjeti i tyre në politikën shqiptare.
Por çfarë ndodhi realisht me këtë sjellje që nisi me një përulësi të politikës shqiptare ndaj diplomatëve që vinin në Tiranë dhe silleshin si “guvernatorë” në një kohë që në vendin e tyre rrezik nuk i njeh as lagjia ku kanë shpinë?
Prej momentit kur u rihap misioni diplomatik i SHBA në Tiranë, ajo që mund të evidentohet është se shumë prej emrave të personelit shqiptar që u rekrutuan ose kishin lidhje me strukturat e vjetra të ish-Sigurimit të Shtetit ose me Partinë e Punës, sot Partia Socialiste.
Ndoshta kjo mund të justifikohej me faktin se ata kishin më shumë eksperiencë, kishin më shumë njohuri, mund të kishin në dorë informacione, që për kohën mund të mos ishin publike dhe që mund të përbënin kuriozitet deri diku për personelin rekrutues.
Me pak fjalë, në ambasadën e vendit që mbështeti më së shumti rrëzimin e komunizmit, nisën të gjenin strehë pikërisht ata që ndoshta mund t’i kenë shërbyer më shumë sistemit diktatorial.
Sot ata ish-sigurimsat apo të lidhurit me sistemin diktatorial, janë zëvendësuar me një tjetër lloj, ata që në një mënyrë apo një tjetër përqafuan platformën Soros. Kështu rrjeti i parë u zëvendësua nga një tjetër rrjet, por që çuditërisht me të njëjtat fije lidhjeje që nisin para viteve ’90.
E gjitha kjo ndodhte në heshtje, ndoshta edhe për shkak të mënyrës së punës së tyre, në konsipracion të plotë.
Megjithëse kanë kaluar mbi 20 vjet, sot vështirë që ndonjë mund të harrojë qëndrimin e mbajtur nga të paktën dy ambasadorë në Tiranë, Mariza Lino dhe Joseph Limpreht.
E para qëlloi të ishte kryediplomatja shqiptare në vitin 1997, e cila pasi përfundoi misionin në Tiranë, nuk shkëlqeu në ndonjë pozicion tjetër, përkundrazi nga raportimet “humbi” mes administratës së shumtë në nivelet fundore të saj.
Limpreht, diplomati që humbi jetën në Lurë, për shkaqe natyrore, në prani edhe të një prej artisteve shqiptare, gjithashtu do të kujtohet për një qëndrim jo të ashpër ndaj opozitës së kohës, por shumë mbështetës ndaj një qeverisjeje të majtë, që kishte ardhur në pushtet me revolucionin Bolshevik të 1997.
Në vitet e mëpashme, diplomatët që do të atashoheshin ishin më të moderuar, të paktën për sytë e publikun në terrenin e politikës.
Nëse i referohemi 3 ambasadorëve të fundit amerikanë në Tiranë, John Withers, Aleksander Arvizu dhe Donald Lu, vetëm ky i fundit arriti të vijonte karrierën diplomatike ku pas përfundimit të misionit në Tiranë, vijon punën si ambasador në Kirkiztan.
Dy të parët janë në pension dhe herë pas here shfaqen në mediat shqiptare në shumë në rolin e këshilluesit, sa herë që e majta ndjen të nevojshme një mbështetje nga të huaj, pavarësisht se sot janë thjesht qytetarë të vendit të tyre.
Dhe duket se virusi i ambasadorëve i ka kaluar edhe të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA, e cila me disa nga deklarimet, ia kalon edhe Elisa Spiropalit në mbrojtjen e Skënderbeut të saj.
Shumë kush sot mund të kujtojë fjalët e thëna nga ambasadori Arvizu, apo më parë nga Withers, që e cilësonte ish-kryeministrin Berisha një burrë shteti, por që më pas për arsye të pakutueshme, ndryshoi mendimin dhe qëndrimin.
Ndoshta kjo mënyrë e të sjellurit, pa një shtyllë kurrizore, jo diplomatike, në Tiranë e ambasadorëve që muajin e parë shfaqen rrallë dhe më pas marrin veset e politikanëve shqiptarë ku i pëlqen të shfaqen në televizor edhe duke mbjellë një pemë apo duke shpërndarë një pjatë supë, sot ka thyer mitin e tyre.
Ata edhe mund të kritikohen, mund të tallen, mund të jenë objekt i memeve, jo se përfaqësojnë SHBA, por se i ka pëlqyer që krahas rolit të diplomatit, të kenë edhe atë të “guvernatorit” që propozon, vulos, firmos dhe autorizon edhe të tjerët që indirekt të flasin jo në emrin e tyre personal, por të administratës nga vijnë.