• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biasi pranon: Unë do jem trajneri i Kombëtares edhe për Botërorin

12:26 : 23/06/2016
në SPORT
Albania's new soccer team coach Gianni De Biasi of Italy speaks during a news conference in Tirana December 19, 2011. De Biasi was named as coach to lead the national team during qualifying for the 2014 World Cup in Brazil, the soccer federation said on Wednesday.   REUTERS/Arben Celi (ALBANIA - Tags: SPORT SOCCER)

Albania's new soccer team coach Gianni De Biasi of Italy speaks during a news conference in Tirana December 19, 2011. De Biasi was named as coach to lead the national team during qualifying for the 2014 World Cup in Brazil, the soccer federation said on Wednesday. REUTERS/Arben Celi (ALBANIA - Tags: SPORT SOCCER)

Gianni De Biasi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e kombëtares shqiptare edhe për eliminatoret e Botërorit 2018. Ka qenë vetë tekniku i kuqezinjve që e ka konfirmuar një gjë të tillë për “SuperSport”.

A do të vazhdoni të jeni pjesë e rrugëtimit të kombëtares shqiptare?

Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe.

Meritoni duartrokitje për atë që keni dhënë në turne…

Më shumë i meritojnë djemtë që kanë çuditur të gjithë në këtë turne dhe mendoj se gjëja më e bukur është se skuadra del me kokën lart nga një turne i rëndësishëm. Ka keqardhje nga të gjithë që nuk mundëm të vazhdonim. Bëmë aq shumë tifo për të tjerët që të vinin rezultatet që na nevojiteshin, por nuk ndodhi kështu. Largohemi gjithsesi me kokën lart dhe me bindjen se kemi dhënë gjithçka. Fakti që ne kemi luajtur të dielën ishte një aspekt negativ, pasi të tjerët mundën të përshtatnin rezultatet që kishin dalë nga fusha dhe kush luajti sot apo dje, kishte avantazhe në krahasim me ne.

Lexo edhe:

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

Lorik Cana ka vendosur të largohet nga Kombëtarja dhe në këto momente kujtohet momenti kur i komunikuat që nuk do të luante ndaj Rumanisë…

Loriku në këtë Europian na ka dhënë një shembull të rëndësishëm që nëse do të jesh një njeri për skuadrën, duhet të jesh një person bujar që di të vërë interesat e skuadrës para interesave personal. Unë e di se sa dëshirë kishte ai që të luante ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, pas skualifikimit në ndeshjen që për të do të thoshte shumë, kundër Francës. Ai ishte shumë pozitiv, gjithmonë aty për t’i dhënë një dorë shokëve. Dhe kur në mëngjesin e ndeshjes kundër Rumanisë i komunikova që nuk do të kishte luajtur, mendoj se ai ishte një reagim prej një personi të madh aq sa pastaj munda t’ia referoja grupit në mbledhje para ndeshjes. Mendoj se ishte një leksion shumë i rëndësishëm që ua la djemve më të rinj se ai, që kanë bërë më pak se ai, por që kanë më shumë pretendime.

A keni ndonjë peng nga kjo paraqitje?

Nuk kam peng, vetëm që nuk morëm rezultate që mund t’i bënim si ndaj Zvicrës, ashtu edhe ndaj Francës, nëse do të kishim pasur pak më shumë cinizëm në momente të caktuara të ndeshjes. Jemi ndoshta shumë jo ekspertë, në fushë duhet të jemi më të aftë të lexojmë disa momente të ndeshjes në të cilat mund të ngadalësosh lojën, në të cilat mund të kërkosh një faull, të mundohesh të fitosh kohë, këto aspekte që bëjnë pjesë te zgjuarsitë e dinakërinë e një lojtari ekspert. Ne kemi një skuadër relativisht të re dhe qartësisht që në këto nivele konkurrimi është shumë i lartë, ka skuadra të një niveli të lartë dhe lojtarë të mësuar të luajnë në kompeticione të nivelit të lartë.

E mendonit një paraqitje të tillë në Francë?

Në vigjilje të turneut nuk e mendoja këtë paraqitje. E dija që Franca luante në shtëpi dhe ishte e vështirë të siguronim rezultat ndaj tyre, edhe pse në të vërtetë në fushë do ta kishim merituar. Zvicra ka më shumë cilësi se ne në këto momente, edhe pse në 10 kundër 11 nuk e tregoi. Rumania është një skuadër në rritje që ndaj nesh ndeshi në vështirësi, mendoj se kemi pikët që meritonim. Por një pikë mes Zvicrës dhe Francës do të na kishte mundësuar të shkonim para dhe mendoj se do ta kishim merituar, pasi siç thashë në fillim, skuadra në nivel paraqitjeje ka qenë shumë mirë. Nuk kemi bërë asnjëherë tre paraqitje kaq të mira si skuadër edhe në kualifikueset për të ardhur këtu. Tani puna vazhdon në shtator.

Cilat janë mundësitë e Shqipërisë në eliminatore?

Unë mendoj se nëse ne vëmë veten në të njëjtin nivel si Spanja e Italia, e nisim me këmbën e gabuar. Mendoj se ato kanë vlera teknike më të mëdha, kanë një histori kombëtaresh shumë më të rëndësishme se e Shqipërisë. E dimë që ndoshta jemi skuadra e tretë në grupin kualifikues, shpresojmë të jemi të tretët nga pikëpamja cilësore. Pastaj diferencën e bën se si në fushë do të arrijmë të bëjmë ndeshjet, nëse kujtohemi se çfarë na mundësoi të vijmë deri në këto nivele. Unë mendoj se ishte kohezioni i grupit, dëshira për të çuditur dhe dëshira për të menduar se nuk kemi arritur, por se jemi ende në stacionin e parë të rrugëtimit tonë

Skuadra ka vështirësi në fazën ofensive. A po punohet në këtë aspekt me të dhe për të ndryshuar skemë loje?

Mund të luaj edhe me 3­4 sulmues, siç bëmë kundër Ukrainës dhe pastaj pësojmë 3 gola. Luajmë me atë që hedhim në fushë dhe mendoj se skuadrat jetojnë mbi ekuilibra të hollë që duhen marrë shumë në konsideratë. Mua do të më pëlqente të luaja me tre sulmues të mirëfilltë, por do të na duhej të luanim me tre mesfushorë të një tipi të veçantë, katër mbrojtës të një tipi. Do të studiojmë sisteme të reja loje gjatë kësaj periudhe, shpresojmë që të kemi kohën për t’i përgatitur. Por mendoj se duhet të nisemi nga siguritë që kemi marrë nga ky edicon, edhe pse ne e kemi mendjen shumë dinamike dhe mendojmë gjithmonë si të përmirësojmë situatën.

Lajme të lidhura

SPORT

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

20:52 : 17/06/2025
BOLD BLOG

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025
AKTUALITET

Si e nisi aktivitetin “biznesmeni” Dritan Gjika duke shitur tonelata kokainë, lidhja me presidentit ekuadorian

20:34 : 17/06/2025
SPORT

Botërori i Klubeve, Tebas: Duhet eleminuar si kompeticion

20:27 : 17/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Korçë/ Një grua bie në kontakt me energjinë elektrike

20:24 : 17/06/2025
SPORT

Europiani U-21/ Portugalia dhe Franca kualifikohen në çerekfinale

20:11 : 17/06/2025
Para

Dhunoi 3-vjeçarin, Anjeza Shabani lihet në burg. I ati: Qëndro e fortë!

TË GJITHA

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

20:52 : 17/06/2025

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025

Si e nisi aktivitetin “biznesmeni” Dritan Gjika duke shitur tonelata kokainë, lidhja me presidentit ekuadorian

20:34 : 17/06/2025

Botërori i Klubeve, Tebas: Duhet eleminuar si kompeticion

20:27 : 17/06/2025

E rëndë në Korçë/ Një grua bie në kontakt me energjinë elektrike

20:24 : 17/06/2025

Europiani U-21/ Portugalia dhe Franca kualifikohen në çerekfinale

20:11 : 17/06/2025

Ekspertët ngrenë alarmin: Shëndeti mendor i fëmijëve i kërcënuar

20:10 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com