Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Elbasanit. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka rënë në zonën e Pajun, e cila ndodhet 15 km në perëndim të Elbasanit.
Tërmeti ishte me magnitudë 2.8 ballë, por banorët e zonës raportohet se i kanë ndjerë lëkundjet. Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 28 km.
IGJEUM bën me dije se ditët e fundit janë ndjerë disa lëkundje të lehta në vend, ku kanë rënë tërmete nga 2.5 deri në 3.2 ballë.
Të dhënat e tërmetit:
Data: 09/05/2019
Ora: 00:26:20
M=2.8
Place: Pajun, 15 Km P Elbasan
40.1° N, 20° E
Thellësia: 28 KM.