Të ftuar në “Xing me Ermalin” ishin aktorët e shfaqjes që ka thyer rekord me shitje biletash “Boeing Boeing” e ku luajnë aktorë shumë të dashur për publikun si Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj.
Gjatë emisionit, aktorët nuk i kanë shpëtuar pyetjes së Belindës e cila zgjedh gjithnjë pyetje shumë pikante.
“Keni bërë ndonjëherë dashuri në ambjentet e teatrit?”, i pyeti Belinda aktorët të cilët u vendosën në siklet e nuk po dinin ç’përgjigje të jepnin. I pari u përgjigj Gent Zenelaj i cili me humor pranoi se e ka bërë.
“Sigurisht”, u përgjigj Genti dhe më pas shtoi: “Pas shfaqjes teatrin e mbyllim me çelës”.













