Qyteti i Vlorës është përmbytur ditën e sotme nga reshjet e dendura të shiut. Lagjet dhe disa nga akset kryesore janë të pakalueshme, pasi janë të mbuluara nga uji.
Situata më problematike është në lagjen kryesore të qytetit të Vlorës, “Skela, “28 Nëntori” dhe lagja “Pavarsia”.
Këto lagje janë të bllokuara nga uji i cili ka bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe vështirësuar atë të kalimtareve.
Por ky problem nuk shfaqet vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në qytete të tjera të vendit. Edhe kryeqyteti ka konstatuar probleme të tilla.
















