Një makinë ka shpërthyer gjatë natës në zonën që quhet “Fusha Aviacionit” në Tiranë pasi i ishte vendosur eksploziv.
Makina tip “Chervolet” ka pësuar dëme material. Mësohet se makina ishte në pronësi të një 34 vjeçari.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Policia njofton zyrtarisht se sot, “rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse”.