• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tufa replikon me Xhufin/ Pëllumbit të partisë nuk i mbeti asnjë pupël…

13:06 : 28/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Agron Tufa

Nuk ma merrte mendja se do më dilte prapë përpara historiani enverist Pëllumb Xhufi. E kisha hedhur publikisht “nokdaun”, fiks një vit më parë, kur na sajoi atë historinë përrallore të “kampit të pushimit” për Kazermat mortore të Tepelenës, ku vdiqën mbi 300 foshnja e fëmijë. Kaq e pati, mendova.

Prej Pëllumbit të partisë nuk mbeti më asnjë pupël. Por huqi, thonë, nuk del para shpirtit. Deri atëherë nuk e kisha ditur shkallën e habitshme të përbuzjes masive për Xhufin, aq sa, njëmend, më erdhi keq për të. Më kot u rreka të gjej në paskuilën e Xhufit, se mos ka molloisur ndonjë ide, të cilën t’ia respektoja për t’iu përgjigjur.

Të njëjtat mllefe, të njëjtat sharje raciste me dikotominë derdimene fshatar-qytetar (kjo është Tarifa ligjërimore formatit të tij), ku unë jam përjetësisht fshatari nga zona e Kastriotit të Dibrës, “anadollak”, i demokracisë “shall-varegjerë”; mendja e tij mesjetare qëmtonte, mandej, “komplekset” e mia, duke hyrë kështu në mal të morekuje-së!

Kuptohet, nga njëra anë unë, fshatari, pafundësisht i keqi, sigurisht “ballisti” dhe, nga ana tjetër, ai, pëllumbthi, pafundësisht i miri, qytetari i metropolit nga Progonati i Kurveleshit, i cili për desh ia këputi krahun shoku Enver për një foto dhe me kumbin e fjalimit të tij ia mbylli kapakun e qivurit shokut Ramiz. Origjina e qytetëruar e tij, pa diskutim, as që krahasohet për nga epërsia me mua të gjorin, fshatarin, e rritur në ajrin tejet të deklasuar të Korabit!

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Sepse unë nuk e kam pasë babin partizan me fillore, në 1943-shit, aq më tepër të shkolluar në Bashkimin Sovjetik, jo! Im atë qe marangoz dhe thjesht një burgaxhi politik. Nëna e motra ime kanë qenë njerëz të zakonshëm, e pranoj, nuk u ngjitën kurrë në rangun e punonjësve të Sigurimit; daja im, ishte punëtor, edhe pse bir partizani, jo prokuror si daja i Xhufit.

E kështu me radhë, tezja, burri i tezes, nuk më kanë kryesuar ndonjë Degë të MPB nëpër rrethe… Ç’t’i bësh… nuk e patëm fatin të jemi formati dhe takëmi i modelit intelektual enverist, si Pëllumbi, dhe mbemë, more shokë, mbemë, larg dyerve të qytetërimit…

Pastaj kujtohesh, fërkon sytë si prej ndonjë jermi të vjetër: nga cila epokë, cila rrënojë dhe cili llagëm lakuriqësh nate na flet ky lajmëtar i së resë? Kërkova ndonjë mendim në rreshtat e vrerit ndaj meje, por mendimi dukej i ngordhur në sipërfaqe tek priste pak naftalinë e një lopatë dhé përsipër.

Në mungesë të mendimit, po ndalem te dy surrogate të mendimit xhufjan: 2. Xhufi thotë: “Mos i merrni seriozisht thëniet e tij. Z. Tufa është në kërkim të lavdisë me çdo kusht, qoftë dhe duke shpikur situata dramatike”. Sigurisht, për perceptimin pamor vetëm bardhë e zi të z. Xhufi, nuk mund të ketë në botë kauza, përveç antagonizmit klasor, siç e ka mësuar Tarasi. Kjo antitezë optike i ka mbetur përfundimisht, ashtu si konet, edhe pse i rritur në oborrin e mbretit.

Madje, edhe kur e di mirë se lavdia ime (ç’term qesharak!), është në një fushë krejt tjetër. Meqë vetë është zhgënjyer nga kauzat (qysh kur iu gremis para syve tempulli i Tarasit), Xhufi nuk duron këdo tjetër që gjallon e u jepet kauzave me pasion. 1. Xhufi hap gojën, por duke ndjerë pamjaftueshmërinë e mendimit, gogësin një term: “kompleks”, por nuk di t’ia qëllojë se çfarë kompleksi.

I provon me radhë: “i vrimës së çelësit”, e meqë nuk i del mjaftueshëm, hidhet te një “kompleks” tjetër: “sadizëm”. Por as kjo nuk e kënaq dhe shton një tjetër: “sado- mazokizëm”. E treta, e vërteta: Ulu, Pëllumb i partisë, 10! Kaq. Ky është maksimumi i shokut Xhufi.

Dhe sapo e thotë, tradhton menjëherë kompleksin qendror të llojit të tij Autophallocentrizmin, që në traditën e postpsikoanalizës nënkupton atë lloj patologjie, që e percepton veten si kulti i fallusit, drejtuar kah vetja. Le ta lëmë, pra, të lirë në këtë marrëdhënie vetadhuruese. /Panorama/

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Rrëzohet vinçi ndërtues në qendër të qytetit, ndërrojnë jetë dy punëtorë dhe dy kalimtar

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com