• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furtunë në administratë/ 568 punonjës largohen, 229 me dorëheqje…

13:00 : 28/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Largimet nga administrata publike janë rritur me 23.5% gjatë vitit 2018, ndërsa masat disiplinore ndaj punonjësve janë shtuar në masën 150.9% krahasuar me vitin 2017.

Sipas të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, të siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se, gjatë vitit 2018 janë larguar gjithsej 568 punonjës nga administrata publike për arsye të ndryshme.

Prej të larguarve, 229 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 38 janë shkarkuar për shkak të shkeljeve në detyrë dhe në kuadër të luftës kundër parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit.

Gjithashtu, nga grupi i të larguarve, 112 punonjës kanë dalë në pension, 11 janë larguar për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit, ndërsa 178 për arsye të tjera, të paspecifikuara.

Sipas të dhënave, krahasuar me vitin 2017, në vitin 2018 dorëheqjet janë rritur me 19.9%, daljet në pension me 3.7%, shkarkimet janë rritur me 15.2% dhe largimet për arsye të tjera, të paspecifikuara, me 52.1%.

Lexo edhe:

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

Gjatë vitit 2018, janë marrë 228 masa disiplinore ndaj punonjësve të administratës publike, pa përfshirë 38 masa me largim nga puna, të cilat janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të largimeve nga administrata.

34 punonjës janë ndëshkuar me mbajtjen 1/3 së pagës për një periudhë deri në 6 muaj, 96 punonjës me pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet dhe 98 me vërejtje. Krahasuar me vitin 2017, gjatë vitit 2018, janë rritur me 15.2% rastet e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, janë rritur me 112,5% rastet e masës disiplinore “Mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj”, janë rritur me 159.5% rastet e masës disiplinore “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës” si dhe janë rritur me 390 % rastet e masës disiplinore “Vërejtje”.

Rekrutimet

Gjatë vitit 2018, janë zhvilluan 541 procedura konkurrimi për 1218 pozicione vakante në administratën publike, në kategoritë ekzekutive, të ulët e të mesme drejtuese dhe të niveleve të larta drejtuese. Numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin 2018, është 27 067, nga të cilët rezulton se 13 658 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje. Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion për vitin 2018 llogaritet të jetë 22.

Nga 1 218 pozicione vakante, në përfundim të vitit 2018, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 1074 pozicioneve vakante. Në kategorinë ekzekutive janë emëruar 819, në kategorinë e ulët drejtuese 184 persona, në kategorinë e mesme drejtuese 54 persona dhe 17 persona në nivelet e larta drejtuese.

Largimet nga administrata (2018)

-Dorëheqje, 229 nëpunës civilë

-Dalje në pension, 112 nëpunës civilë

-Masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, 38 nëpunës civilë

-Lirim për shkak të ligjit nr. 138/2015, 11

-Arsye të tjera, 178

Masa disiplinore (2018)

-Mbajtjen deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj, 34 nëpunës civilë

-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet, përfshirë rritjen në shkallën e -pagës, 96 nëpunës civilë

-Vërejtje 98 nëpunës civilë

Rekrutimet në administratë (2018)

-541 procedura konkurrimi

-1218 pozicione të shpallura vakant

-27067 aplikime

-13658 aplikantë kanë plotësuar kriteret

-U plotësuan gjithsej 1074 pozicioneve vakante

Etiketa: administratalargimepunonjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
BOTA

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

19:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

07:54 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

10:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025
Para

Horoskopi i dashurisë/Si do jetë kjo fundjavë për shenjat e zodiakut?

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com