Edi Rama ka reaguar lidhur me tensionet që janë krijuar te “Urën e Spatharit”, ku qytetarët janë ngritur në protesta kundër kryeministrit, që është drejtuar drejt Shkodrës.
Në një reagim përmes Twitter-it, Rama sulmon drejtuesit e opozitës, duke i quajtur “udhëheqësit e verbër”.
“ Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”, është postimi i shefit të ekzekutivit.