Një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në lagjen “Pavarësi” të qytetit të Vlorës.
Mësohet se ai është i seksit mashkull, teksa nuk dihen shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem. Ai është hedhur nga kati i tetë i apartamentit ku banonte.
Për shkak edhe të lartësisë së konsiderueshme, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i tij.