• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi dhe Eri, Pionerët dhe Fatosat e xhaxhi Enverit, sot i ringrenë Piramidën

14:45 : 25/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Piramida e Xhaxhit Enver”-kështu e njeh Lali Eri, “Piramida e udhëheqësit tonë”-kështu e kujton kryeministri, dhe kur të dy bëhen bashkë, si Pionerë dhe Fatosa të xhaxhit diktator, bëjnë një vepër madhështore, në kujtim të tij dhe Rilindje të një brezi dixhital.
Para e madhe do të hidhet për rikonstruksionin e Piramidës, ish-Mauzelumin e Enver Hoxhës, për të përjetësuar “pavdekshmërinë” e tij.

Me rënien e sistemit komunist, atë godinë po e brente koha, qëndronte si një ngrehinë e fisme dikur, por tregues domethënës i histerisë komuniste në vijim. Situata ka ndryshuar, Pionerët dhe Fatosat e dikurshëm (Lali Eri dhe Edi), sot janë bërë burra, e çfarë burrash…, “burra shteti”.

“Duke përfituar nga modeli i suksesshëm i Tumës në Armeni dhe Paris. Ne më rezulton se jemi vendi i tretë që e përqafojmë këtë model. Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe nuk mund të mungojë ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për samitin dixhital të vitit të ardhshëm për gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do ishte dhe ky një moment fantastik”-tha Rama, që bombardoi në lëvdata Lalin e tij.

Piramida e Enverit do të rikonstruktohet e gjitha, një kryevepër e madhe do kthehet, aq sa edhe nostalgjikët e komunizmit do thonë: “Pasardhësit tanë e bënë më mirë se ne”….
Nuk është rastësi që Rama dhe Veliaj po venë në jetë të gjithë arkitekturën e sistemit komunist dhe njëkohësisht të shkatërrojnë arkitekturën e vjetër të traditës.

Lexo edhe:

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

Një pjesë e mirë e historisë së arkitekturës rrënohet, e hanë vitet, indiferentizmi dhe kur bashkohen të gjitha, edhe me shtysë qeveritare nga lart, “muret” bien. Në këtë mënyrë dha “shpirt”, por ende nuk është “varrosur” Teatri Kombëtar.

Përtej syrit artistik të kryeministrit, eliminimi i së shkuarës para viteve 40’ dhe përkujdesja për veprat e Realizmit Socialist, nuk duket vetëm një nostalgji, por një strategji politike për të ruajtur ekuilibrat e së kaluarës.

Duke rimbajtur arkitekturën komuniste, ngjall çdo ditë një kujtesë, që në fund përkthehet në votë dhe mban të indoktrinuar Rilindasit e rinj. Dhe faktet janë të dukshme.

Godina të realizmit socialist si Teatri i Operës dhe Baletit (TOB), Muzeu Historik Kombëtar apo Piramida, nuk u prekën kurrë. Arkitektura e tyre Sovjetike është e ruajtur dhe për ironi të fatit u desh rrafshimi i “Pazarit të Vjetër” në Tiranë në vitet ‘50-60, që të ndërtoheshin ato objekte pa shije, krejtësisht uniforme, që vijojnë të jenë edhe sot.

I njëjti debat ishte dy vjet më parë kur u vendos që TOB të kalonte në rikonstruksion të plotë të brendshëm, por me ruajtje me fanatizëm të fasadës, që është ndërtesë tipike e realizmit socialist, me stilin Sovjetik. Brenda ambienteve të saj sot po punohet dhe pas pak muajsh TOB do jetë gati për shfaqjen e parë.

Po ky diskutim nuk u bë për Stadiumin “Qemal Stafa”. Arkitektura e saj nuk u ruajt, edhe pse ishte e viteve 30’ u shemb dhe tani është formuar një stadium me kullë në mes. Shkatërroi me themel çdo arkitekturë të mbetur në vitet 20-30, lartësoi ato të kohës së komunizmit.

Pak më tej, mbahet mirë mes gjelbërimit dhe sheshit të ri “Skënderbej”, Muzeu Historik Kombëtar, edhe ajo me arkitekturë të huazuar nga miqtë e dikurshëm të bllokut lindor. Duke vijuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Piramida ka një “dorë kujdesjeje” nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Hapja e Bunk’art 1 dhe 2 në Tiranë, ishin shpluhurosja e ndërtimeve të diktaturës dhe arritën të ktheheshin në vende të vizituara, sidomos nga turistë të huaj, që kanë nevojë të orientohen me hartë. Nëse kërkojnë të njihen me objekte të ndërtuara para periudhës komuniste, vështirë të gjenden më në Tiranë. Gjithçka është thuajse e shkatërruar, memoria arkitekturore e para viteve 40’ aktualisht është e vdekur, nga atentatorët e kulturës Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Po si është e mundur që aty tek Piramida Lali Eri dhe Edi të mos ndërtonin një “derr kulle”. Po ku kishte vend më të përshtashëm për dy maniakët e kullave?

Por Jo! Këtë nuk mund ta bëjnë kurrë Fatosat dhe Pionierët, xhaxhi jeton në zemrat e tyre…. Ata do rrafshojnë Tetarin për të ngritur shtatë kulla, Sahatit në Tiranë do i veshin një kullë të tmerrshme mbi shpinë, rrënuan stadiumin, prishën çdo kinema të mbetur para instalimit të komunizmit dhe po lenë të degradojë pa asnjë ndërhyrje çdo vepër tjetër. Të mburremi me Piramidën, që po e ringrenë Fatosat dhe Pionierët e xhaxhit Enver!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
Para

Rama kërcënon me burg mbështetësit e opozitës

TË GJITHA

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com