• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjithë pikëpyetjet e grabitjes së Rinasit

09:38 : 25/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews

Rreth 3 javë pas grabitjes spektakolare të rreth 10 milionë eurove në Rinas, shumë pikëpyetje janë ngritur mbi rolin e Policisë dhe Prokurorisë në zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë ditëve të fundit, Policia ka arrestuar një nga një disa persona të dyshuar si pjesëmarrës apo bashkëpunëtorë të grabitësve, veprime të shoqëruara me mesazhe ekzaltimi nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Por, përtej “kënaqësisë” që fitojnë zyrtarët e lartë qeveritarë, grabitja e ndodhur në 9 Prill 2019 në pistën e Rinasit, ka ende shumë hapësira të errëta, mos-sqarimi i të cilave krijon dyshimin se autoritetet po mundohen të fshehin dështimin e tyre.

1. Dyshimet mbi viktimën
Menjëherë pas grabitjes, Policia raportoi për vdekjen e një prej autorëve të dyshuar. Në komunikimet zyrtare, autoritetet e Ministrisë së Brendshme deklaruan se ka mbetur i vdekur Admir Murataj, i konsideruar si “koka e grupit”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

Rreth 3 javë pas ngjarjes, ende nuk është e qartë nëse viktima është Admir Murataj. Në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën për Krime të Rënda, për një vjedhje të mëparshme, trupa gjykuese kërkoi nga prokuroria që të sjellë prova të plota, për konfirmimin e vdekjes së tij.

2. Dyshimet mbi operacionin policor
Policia, zyrtarisht, deklaroi se, menjëherë pas grabitjes në Rinas, ka angazhuar forcat e saj për kapjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, sipas planit operacional, mbeti i vrarë Admir Murataj, deklaroi Policia.

Në fakt, Policia nuk ka pasur asnjë planëzim për kapjen e autorëve në momentin e parë. Grabitësit janë ndjekur nga një furgon i forcave speciale, i cili gjendej rastësisht në Rinas, me detyrë për të shoqëruar tre persona të depërtuar nga autoritetet e huaja drejt Shqipërisë.

3. Dyshimet mbi “përplasjen me armë”
Policia thotë që forcat e saj janë përplasur me armë me grabitësit dhe nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vdekur Admir Murataj (?).

Në vendngjarje, gjithnjë sipas Policisë, janë gjetur të paktën 10 gëzhoja arme automatike. Por, nuk është gjetur asnjë provë se ku kanë përfunduar plumbat, për të cilat Policia deklaron se janë qitur drejt automjetit të forcave speciale. Në furgonin policor nuk ka asnjë shenjë goditjeje.

4. Dyshimet mbi plumbin në kokën e viktimës
Viktima Admir Murataj (?) ka mbetur i vdekur vetëm me një plumb në kokë, për të cilin ende nuk është përcaktuar se nga është qitur.

Viktima ka qenë i pajisur me jelek anti-plumb. E vetmja hapësirë ku ai mund të vritej ishte koka. Dhe, pikërisht, një plumb i vetëm, i qitur nga nuk dihet se kush, e ka qëlluar atë pikërisht në kokë, ku nuk kishte mbrojtje.

5. Dëshmitari “që i di të gjitha”
Policia ka arrestuar të riun nga Elbasani, Alkond Bengasi, i dyshuar se ka modifikuar furgonin e përdorur nga grabitësit e Rinasit. Sipas policisë, atij i është gjetur gjurmë gishti në nastron me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe të tregojë të gjithë emrat e përfshirë në grabitjen e Rinasit. Roli i tij, siç rezulton deri më tani, është ngjitja e nastros adesive në furgonin e përdorur nga grabitësit.

Por, pavarësisht se ka pasur këtë rol tejet periferik, Policia deklaron se ai ka rrëfyer “shokët e grabitjes”, për të cilët, me shumë mundësi, nuk ka asnjë lloj dijenie.

6. Autorët “pa gojë”
Policia ka gjetur “autorët perfektë” të grabitjes. Ata janë persona të akuzuar apo të dënuar në mungesë për raste të tjera të ngjashme.

Këta të dyshuarit e fundit janë “pa gojë”, pasi nuk kanë asnjë mundësi reale për të kundërshtuar pretendimet policore. Nëse ata do të merrnin inisiativën për të komunikuar me autoritetet dhe median për të mohuar përfshirjen e tyre në këtë ngjarje, rrezikojnë që të identifikojnë vendndodhjen e tyre, ku qëndrojnë të fshehur prej kohësh.

7. Goditja “hollivudiane”
Policia ka rindërtuar skemën e grabitjes së Rinasit, në të cilën rezulton që e gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 1-2 minutave.

Grabitësit kanë qenë thuajse “kirurgjikal” në realizimin e qëllimit të tyre. Kjo krijon dyshimin e fortë se ata kanë pasur informacionin e duhur për sasinë e parave, informacionin e plotë për masat e dobëta të sigurisë, informacionin e plotë për mungesën e forcave policore.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025
BOTA

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
Para

Protesta për 5 muaj rradhazi, Macron dorëzohet para jelekverdhëve: Do t'i ulim taksat

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com