• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Kasollja që çmontoi maskaradën e shëndetësisë

10:58 : 24/04/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

“Një foto vlen sa 1 mijë fjalë”- është një shprehje që përdoret gjerësisht në Perëndim. Origjina e këtij proverbi edhe sot mbetet e paqartë. Disa studiues thonë se për herë të parë është përdorur nga Napoleon Bonarti gjatë një fjalimi me gjeneralët e tij, ndërsa të tjerë mendojnë se ka ardhur nga Kina. Por përtej origjinës, ky proverb shpreh një të vërtetë të madhe; shpesh figura është më e efektive se fjala për të përshkruar realitetin. Jo vetëm për shkak të thjeshtësisë, por edhe për një arsye tjetër. Fjalët manipulohen, ndërsa figura jo.

Në mediat sociale u bë virale një ditë më parë fotoja e një qendre shëndetësore të ngjashme me një kolibe diku në një fshat të Gramshit. E publikuar fillimisht nga vetë Bashkia për të reklamuar investimet në shëndetësi, fotoja u shndërrua shpejt në një autogol për qeverinë duke dëshmuar më së miri gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë publike sot. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë, shërbimi shëndetësor publik ofrohet në kasolle të ngjashme me tualetet e dikurshme publike.

Në shumë drejtime, kolibja e Gramshit është denoncimi më i fuqishëm i administrimit kriminal të sistemit shëndetësor, i cili është vënë në funksion vetëm të një qëllimi; rrënimin e shëndetësisë publike dhe favorizimin e padrejtë të privatëve.

Vitin e kaluar për herë të parë, pagesat direkte të buxhetit për kompanitë koncesionare të shëndetësisë tejkaluan investimet faktike të qeverisë për këtë sector. Madje këtë vit, transfertat për koncesionarët janë programuar më të larta se sa e gjithë paketa e investimeve publike në Shqipëri.

Lexo edhe:

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

Sipas tabelave të buxhetit 2019, për këtë vit qeveria do të paguajë 3.12 miliardë lekë për tre koncesionet e shëndetësisë. Për të njëjtën periudhë investimet publike në shëndetësi në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë janë programuar vetëm 3.09 miliardë lekë. Ky është vetëm programimi, pasi në fund realizimi faktik do të rezultojë me diferencë edhe më të madhe në favor të privatëve, aq më tepër që këtë vit mund të hyjë në fuqi edhe koncesioni i katërt i shëndetësisë, ai i laboratorëve spitalorë.

Pagesat për koncesionet kanë gërryer tashmë buxhetin publik të investimeve në shëndetësi dhe do të vazhdojnë ta gërryejnë edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme. Por çfarë kanë përfituar qytetarët shqiptarë në këmbim të kësaj kostoje të madhe që paguajnë.

Bazuar në kontratat zyrtare të PPP-vë që janë depozituar në Agjencinë Kombëtare të Trajtimit të Koncesioneve, tre koncesionet e shëndetësisë kanë investuar në total 2.7 miliardë lekë në sektorin shëndetësor. Kjo do të thotë se praktikisht të gjitha investimet e bëra nga koncesionarët janë 15 për qind më pak se sa kostoja që qytetarët u paguajnë atyre në një vit të vetëm përmes buxhetit të shtetit.

Sterilizmi, Dializa dhe Check-Up janë tre kontrata me norma të brendshme kthimi mbi 30 për qind dhe fitime vjetore që luhaten nga 30-45 për qind e të ardhurave bruto. Për shkak të normave të jashtëzakonshme të fitimit, në të treja kontratat, paratë e investuara nga aksionerët privatë janë kthyer 5 fish vetëm në dy vjet.

Këta janë tregues alarmantë, që dëshmojnë më së miri se cili ka qenë drejtimi i politikave publike të shëndetësisë gjatë viteve të fundit; rrënim i shëndetësisë publike dhe favorizim i privatëve. Një skenar i vënë në jetë përmes një skemë të pështirë, e cila përdor paratë e qytetarëve kundër tyre. Një pjesë e pagesave të majme që buxheti bën për koncesionarët shkon për të blerë heshtjen, që duhet të denonconin këtë krim të shëmtuar. Jo vetëm në media, por edhe në politikë. Me përjashtim të Check Up-it, denoncimi i aferave me koncesionet e shëndetësisë janë tabu edhe për opozitën dhe mediat më afër saj.

Paratë kanë blerë heshtjen dhe kanë manipuluar fjalët për shumë vite. Fatmirësisht nuk mund të manipulojnë dot imazhet e kolibes së Gramshit, e cila u ka bërë një nder të dyfishtë qytetarëve shqiptarë. Tregoi gjendjen e vërtetë të shëndetësisë publike dhe çmontoi maskaradën e sistemit që ka blerë heshtjen kudo.

Lajme të lidhura

SPORT

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025
BOTA

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025
BOTA

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025
AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

19:54 : 15/06/2025
Para

Një parti në tepsi!

TË GJITHA

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025

Del EMRI/ Ky është 22-vjeçari që u mbyt në lumin Mat

19:54 : 15/06/2025

Një tragjedi shqiptare në Itali, që zbulon plagët e një sistemi

19:32 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com