Kreu i partisë më të re në Shqipëri ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi, menjëherë pa zyrtarizmit të grupimit të ri politik, ka bërë një postim në facebook, ku shpjegon se cili do të jetë misioni i kësaj force të re.
Por krijimi i një force politike e cila do të hyjë në zgjedhje, është lexuar më shumë si një ‘komardare shpëtimi’ për Edi Ramës, se sa një frymë e re politike në vend.
Kanë qenë të shumta komentet fyese ndaj Patozit, ku janë me qindra njerëz të cilët nuk pajtohen kurrsesi që Astrit patozi dhe ‘Bindja e tij Demokratike’, po dalin kundër së djathtës tradicionale për tu bërë një parti fasadë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ja postimi i Patozit:
PËRSE VJEN BINDJA DEMOKRATIKE?
Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.
Ajo ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik.
Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri.
Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët.
Ne jemi të bindur se Shqipëria sot po vuan pasojat e një polarizimi politik, që e ka zanafillën tek vrasja e demokracisë brenda dy partive të mëdha dhe tek konsolidimi i një sistemi mbytës, që garanton palët rivale për mosndëshkueshmëri dhe mbijetesë politike, kundër çdo projekti të ri.
Ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve, kauza jonë
Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha.
Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër, na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kyeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura.
Republika e Shqipërisë de fakto nuk është as demokratike dhe as parlamentare, sepse si e tillë ekziston vetëm në letër. Ne gjendemi sot nën një rregjim atipik dhe hibrid, i cili është sistemi i partitokracisë, i prodhuar kryesisht nga nevoja që dy partitë e mëdha kanë pasur për të garantuar pushtetin brenda tyre.
Bindja Demokratike është një alternativë e re kundër këtij regjimi dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ai të rrëzohet. Gjithkush do të ketë kohën dhe mundësinë që të na vlerësojë në të ardhmen për qëndrimet dhe aktet tona.
Bazamenti ynë politik është fuqia që do t’i japim votës së çdo qytetari, i cili do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë.
Bindja Demokratike do të qeveriset si një parti e lirë që të shërbejë si model për mënyrë se si partitë duhet të qeverisin Shqipërinë.
Kundërshtarët e Bindjes Demokratike janë përfituesit më të mëdhenj nga ky system i kalbur politik, në krye të cilëve qëndron sot kryeministri Edi Rama. Nuk është rastësi që ata na janë vërsulur në shpinë ende ende pa lindur, por kjo nuk na shqetëson. Përkundrazi, na motivon më shumë dhe na tregon se jemi në rrugën e duhur.
Ne mendojmë se fuqia e pakontrolluar e pushtetit të Edi Ramës, buron edhe nga pafuqia e opozitës zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit të qeverisjes së partisë dhe më pas qeverisë. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti. Që do të thotë se ajo nuk e sulmon atë, por thjesht e lakmon. Ajo nuk do ta shembë atë model, por do që ta përvetësojë. Ajo nuk do të ndryshojë Shqipërinë, por do të ndryshojë vetëm pushtetin në këtë vend. Ndërsa ne jemi kategorikisht kundër kësaj.
Sepse ne besojmë se Shqipëria qeveriset, ashtu siç administrohet partia. Nëse nuk bën zgjedhje të lira në parti, nuk mund të kërkosh zgjedhje të lira në Shqipëri. Nëse nuk lufton korrupsionin në parti, nuk mund ta luftosh atë në Shqipëri. Nësë nuk respekton një sistem vlerash në parti, nuk mund të respektosh elitat në Shqipëri.
Për këto arsye, Bindja Demokratike lind si një forcë e vendosur për të ndryshuar, jo vetëm pushtetin, por dhe mentalitetin e të drejtuarit të Shqipërisë.
Ne e dimë se do t’i kemi në shpinë të gjithë të bindurit e partive, që mbajnë në këmbë këtë sistem të degraduar, sepse është frika e tyre për prishjen e statuskuosë. Ne urojmë që shumë shpejt edhe ata të çlirohen nga kjo skllavopronari moderne e politikës dhe jemi të gatshëm t’i ndihmojnë, pavarësisht sharjeve dhe akuzave të tyre, një pjesë të të cilave i kemi marrë paradhënie. Por jemi të sigurt që për të arritur deri atje ata kanë nevojë për një bindje demokratike, të cilën nuk e kanë sot.
Tre prioritetet e Bindjes Demokratike
Bindja Demokratike i ka vendosur vetes këto objektiva afatshkurtëra në rrugëtimin e saj politik:
E para, vendosmëria për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar.
Në këtë pikë ne mbështesim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për depolitizim të komisioneve zgjedhore dhe avancimin drejt numurimit elektronik të votave, si një mënyrë për të lehtësuar procesin nga ushtria e trafikantëve dhe pagesat e zeza, të cilat e ndryshojnë rezultatin edhe gjatë administrimit të zgjedhjeve.
Ne jemi, gjithashtu, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në një periudhë më aftgjatë, ku kandidatët të kenë mundësi të marrin mbështetje popullore dhe jo vetëm mbështetje nga kryetari i partisë. Ligji i dekriminalizimit dhe vetingu i politikanëve është një premisë pozitive për t’i mbajtur larg elementët kriminalë nga zgjedhjet dhe kjo duhet të na inkurajojë për t’i lënë më shumë hapësira shqiptarëve të zgjedhim një listë të filtruar nga politika.
Së dyti, Bindja Demokratike identifikon si problem të madh për Shqipërinë polarizimin ekonomik dhe krijimin e një hendeku të thellë mes një shtrese të varfër dhe një grupi njerëzish të pasuruar në mënyrë abuzive.
Bindja jonë është se polarizmi ekstrem ekonomik i Shqipërisë është pasojë e korrupsionit në qeverisje. Por po ashtu ne jemi të bindur që oligarkët më të mëdhenj në vend janë politikanët më të rëndësishëm.
Korrupsioni ka prodhuar një Shqipëri që ka 10 për qind milionerë dhe 90 për qind mbijetues. Kjo do të thotë se pa një betejë kundër korrupsionit politik dhe atij shtetëror vendi nuk mund të ketë kurrë barazi sociale.
Së treti, vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në ofertat e oligarkëve, por në një vision të qëndrueshëm, që bazohet tek pasuritë kombëtare dhe mundësitë reale të shqiptarëve për t’i bërë ato efikase. Vendi duhet të ketë prioritete të zhvillimit kombëtar, që nuk duhet të ndryshojnë sipas orekseve të qeverive të kapura nga korrupsioni.
Turizmi dhe bujqësia duhet të vihen në krye të projekteve për zhvillimin e vendit, ndërsa cilësia e arsimit duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.
Shqipëria duhet të përgatitet për epokën digjitale të zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt një kualifikimi cilësor në këto fusha.
Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të llogaritshëm nga çdo qytetar dhe për një administratë, që shërben dhe nuk grabit.
Bindja Demokratike është e shqetësuar për ikjet masive të shqiptarëve dhe për zbazjen e popullsisë nga keqqeverisja. Ajo do të mbështesë projekte konkrete për të stimuluar rritjen demografike të Shqipërisë.
Sipas nesh, frenimi i kjes së të rinjve nga vendi mund të ndodhë vetëm kur çdo familjeje të re t’i garantohet mundësia e pasjes së një shtëpie, që gjithkush ta ndjejë veten pjesë të atdheut.
Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare
Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ajo e vlerëson si arritje historike antarësimin në NATO dhe do të angazhohet fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
Ne mendojmë se çdo parti politike që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare.
Orientimi perëndimor i Shqipërisë, është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare. Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orinetohet drejt Perëndimit, si e vetmja strategji që na bën bashkë, na bën më të fortë dhe na jep më shumë identitet.
Liria është fuqia e zhvillimit të shoqërisë
Bindja Demokratike është shtëpi e hapur lirisë. Në të është i mirëpritur gjithkush që gjykon se Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedha e partitokracisë dhe duhet të dalë nga kjo spirale krizash të vazhdueshme, vetëm pasi njerëzit të kenë mundësi të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht.
Bindja e konsideron shtypin si një aleat të çmuar në betejën e saj për ndryshimin e rendit të gjërave në Shqipëri, pavarësisht linjës politike apo editoriale të çdo aktori mediatik. Pozicioni që ato do të mbajnë në raport me Bindjen Demokratike nuk do ta ndryshojë asnjëherë konsideratën tonë.
Ne nuk na lidh asgjë me ata që e konsiderojnë shtypin “kazan”, por as me të tjerët që paguajnë para të zeza korrupsioni për të blerë dhe keqpërdorur mediat.
Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vetëm kundërshtarë. Ajo nuk ka miq, por vetëm partnerë. Bindja nuk ka kushurinj, shokë dhe familjarë, sepse ka zgjedhur që në fillim të mbrojë dhe përfaqësojë interesin publik.
Zoti e ndihmoftë dhe ia lehtësoftë rrugën Bindjes Demokratike!
Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë me dhjetra postime negative nga qytetarët dhe demokratët shqiptarë.
Disa prej komenteve që janë lënë në profilin e Patozit:
– O laro te jesh i sigurt se do perfundosh si bamka bojaxhit pollot dhe bkushet.sa do te jem i pakenaqur me pd vote ty kurre nuk te jap.
– Per mendimin tim ke gjetur momentin me te pa pershtatshem per krijimin e partise. Eshte ky moment i cili te paragjykon keq dhe realisht kompromenton qellimin.
– Astrit,ne jemi te bindur se PD ne te cilen ke aderuar dhe perfituar dhe ti behet me e forte kur bashkohet e jo kur ndahet sipas menyres idhnake tuaj.Gjithesesi jeni ne te drejten tuaj te krijoni cdo lloj formacioni politik,por me dhimsen realisht votat qe kam hedhur per ty nder vite .Na ke zhgenjyer Astrit!
– Astrit turp te kesh për këtë çorbë që e kurdise në restorantet e Kryemunistrit.
Por një gjë duhet ta dish mire qe nuk po dëmton ato që të kanë dëmtuar ty karjeren sps karjera jote duhet të mos prekej se e ke te hipotekuar ti medemek,por po hedh baltë mbi demokratët ata që të kanë dhënë për karrierën tënde dhe ti sot ja shpërblen duke dashur ti prishesh kauzën që ata e kanë për egzistence!! Astrit ti spaske kaull qenke shumë i ulët si burrë që të kemi mbajtur! TURP.
– Z,Patozi respekte per te shkuaren tende per kontributin qe ke dhen per PD ,po keqardhje per te tashmen edhe te ardhmen ,thjeshte u mbyte ne nje pik uj ,ose pive aq shum nga Rama sa te mori edhe mendjen
– Pershendetje,BD-ja ta them une pse vjen:-,vjen per ti sherbyer ne parlament Rames me shoke njesoj sikur beri edhe Bamka qe tani sdihet nga degdiset…Kshu do perfundosh edhe ti nga ai Patozi i madh qe ishe dhe perfundove i shitur,te bleu nje kalbesire e nje sistemi te korruptuar dhe kriminal.U BERE PJESE E NJE LOJE TE SHEMTUAR.
– Zoti Patozi si arite me i mbledh aq shpejte aq firma sa per tu regjistruar ne gjykate?
Apo edhe ju jeni eksperimenti tjeter i Rames ashtu siç ishte Libra ne zgjedhjet e kaluara
– Turp te kesh . Po kontribuon oksigjen per Ram Drogen se PD dhe opozites nuk i ben asnje dem ti dhe ca shoke te tujt si puna bamirit
– Me liber shpie ç..p…pragu o pleher besprere i shitur te kundershtari per ti sherbyer pysht-tetit me bastard ne planet !! Koha do tregoje dhe rezervoje nje vend si legen i degjeneruar siç dhe je ne te vertet !!