Në një dekalratë për mediat Idrizi u shpreh se marrëveshja po bëhet për të kthyer në hulli të demokracisë vendin. Po ashtu ai bëri me dije se nuk do të pranojnë që të jenë një opozitë farsë dhe të shkojnë të regjistrohen në zgjedhje duke kthyer vendin si në vitin 1991, kur u votua për Ramiz Alinë.
“Ne kërkojmë zgjedhjet ë lira dhe të barabarta, gjë që nuk është bërë në 30 vitet e fundit. Maxhoranca po kërkon që të emëroj opozitën dhe ka kthyer parlamentin si një teatër kukullash. Nuk duam që të kthejmë kohën në 1991 që u bënë zgjedhjet me Ramiz Alinë. Ne nuk duam që të behemi farsë dhe të shkojnë të regjistrohemi në zgjedhje. Ne jemi forca të ndryshme politike dhe kemi një elektorat që nga mbështet. Sot ne jemi të bindur se do të bashkojmë parimet tona dhe elektoratin tonë. Sot është e nevojshme që shqipëria të ketë njerëz normal dhe t’u kthejmë shqiptarëve normalitetin. Sot ne po përpiqemi që të kthejmë Shqipërinë në hullin e normalitetit”, ishte kjo deklarata e Idrizit.
***
Marrëveshja me PLL
PD firmos marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me PLL. Shpëtim Axhami, kreu i PLL-së, u shpreh për gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes se, më mirë të shtyhen zgjedhjet se sa të zhvillohen pa bërjen e një reforme zgjedhore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
“Partia Lëvizja e Legalitetit u bë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes për vazhdimin e aksionit opozitar për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa një ndryshim të Kodit Zgjedhor të ligjit elektoral. PLL herë pas here është penalizuar nga kodet dhe ligjet elektorale jo të mirëbëra në Shqipëri. Për ne është më e rëndësishme ndryshimi i ligjit elektoral, bërja e reformës zgjedhore ku të gjithë faktorët e kërkojnë sa më shpejtë të bëhet. Arsyen se pse kjo reformë zgjedhore është shtyrë deri në këto momente nuk është pjesë e jona pasi ne nuk kemi qenë pjesë e bërjes së reformës zgjedhore. Prandaj duke qenë të bindur, me këtë lloj qeverisje me këtë ligj elektoral, prapë do ishim të penbalizuar në marrjen pjesë në votime. Unanimisht Këshillit Kombëtar të PLL ka vendosur për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe i bashkohemi aksionit opozitar për ndryshim të Kodit Zgjedhor për sigurimin e votës së lirë të shqiptarëve”, tha Shpëtim Axhami.
***
Dule apel qytetarëve: Rama e keqja e përbashkët, kundërshtoni!
PBDNJ ishte një nga partitë që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me PD. Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje qytetarëve të angazhohen në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
“Nga ana jonë dëshirojmë të theksojmë se zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë në një statd të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë të forcave opozitare ndaj qeverisë Rama me një axhendë të caktuar që shkojnë përtej objektivae të ngushta partiake dhe prekin thelbin e domosdoshme për arritjen e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale, të cilat mbeten kostumbosh nëse nuk mbështeten në respektimin e së drejtës themelore të votës, të zgjedhjeve të lira, të barabarta të brendshme. Pikërisht në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kur kemi mbështetje masvie nga qytetarët e vendit të kësaj lëvizjeje nga forcat politike opozitare, është mirë ti drejtohemi ndërgjegjes qytetare. Asnjë qytetar i vendit s’kontrinuaon për shtetin e së drejtës, për demokracinë, për prosperitetin, nëse nuk shpreh kundërshtinë e vet të përditshme me çdo formë me çdo mënyrë në kuadrin e rregullave dhe të etikës demokratike për të shprehur se Edi Rama çdo sekondë që rri më tepët në pushtet është një kosto më tepër në jetën e shoqërisë sonë, të çdo familje, të brezit të ardhshëm. Prandaj ky është mesazhi im në këtë ditë: Qytetar bashkëqytetar reflektoni e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Të gjithë së bashku duhet që ta heqim atë nga mesi ynë”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët për zgjedhjet, Ai tha: “Zgjedhje pa qytetarët s’kanë kuptim. Janë qytetarët ata që me reagimin e tyre të përditshëm në të gjitha format dhe mënyrat që pranon loja demokratike dhe me vendosmërinë e tyre për ti thënë ndal këtij fenomeni që mban emrin Rama, ka vënë në rrezik çdo perspektivë pozitive në vend, duke filluar nga integrimi europian që është strategjike, deri te ato më të voglat në aspektin e përditshmërisë së jetës së qytetarëve”.
***
Mediu: Zgjedhjet do të mbahen kur të kemi sigurinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme
Në përfundim të zyrtarizimit të kualicionit opozitar, edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh se opozita nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve farse.
“Marrëdhënia e opozitës sot është një Detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farse, shkatërrimin e opozitarimit dhe institucioneve kushtetuese të këtij vendi. Ne si popzitë kemi këtu përpara sot, një marrëdhinë, kemi një raport të ri jo vetëm politik, por një raport të ri edhe elektoral. Pra, kjo që ka ndodhur sot është isntitucionalizimi i një marrëdhënie te konsoliduar mes opozitës për të mos lejuar zgjehdje të manipuluara. Detyra më fisnike e cdo politike dhe force politike është pikërisht e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe ne do ta garantojmë atë. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushtet kur qytetarët të kenë mundësi të bëhen pjesë e zgjedhjeve të lira e të ndershme,” u shpreh Mediu.
Kujtojmë që pak çaste më parë PD dhe aleatët e saj opozitar nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ku zyrtarizuan ndër të tjera edhe bojkotimin e zgjedhjeve.
/Boldnews.al/