• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshon ligji për shitjen e pronave/ Ja kush do të përfitojë …

17:46 : 21/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Kjo nismë ligjore, ndryshe nga ligji 7501, parashikon që këto toka shtetërore të kalojnë tek individë të tretë, të cilët synojnë të investojnë në pronat e tyre, por sipërfaqja që ata disponojnë kufizohet nga pronat shtetërore.

Projektligji i qeverisë ia ka kaluar për shqyrtim Kuvendit të Shqipërisë. Projektligji ndryshon aktin normativ me fuqinë e ligjit Nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve””, miratuar me ligjin Nr.9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin Nr.3/ 2015, që synimet të arrihen. Relacioni shoqërues i projektligjit thekson se ndryshimet konsistojnë në krijimin e një forme të re, që këto prona shtetërore të kalojnë te privatët nëpërmjet tjetërsimit.

Pra, jo vetëm me ankande apo me tender. Konkretisht, shtesa e parë bëhet në paragrafin e dytë të nenit 2, ku në fjalinë e parë, pas fjalës ‘tenderit’ shtohen fjalët ‘ose tjetërsimit’. Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, të parashikojë edhe formën e privatizimit me metodën e ‘tjetërsimit’, siç do të jepet në dispozitat e reja që paraqiten në vijim. Tjetërsimi bëhet nëpërmjet kontratave të tjetërsimit, ku pronësia mbi pasurinë kalon në çastin e lidhjes se kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. Blerësi apo përfituesi i kësaj pasurie bëhet pronar i ligjshëm i saj që në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke fituar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me qenien e tij si pronar mbi këtë pasuri.

Ndryshimi i dytë prek sërish nenin 2 të aktit normativ, ku shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore, si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre. “Thelbi i ndryshimeve të propozuara bën të mundur që në ligj të parashikohet mundësia e privatizimit të sipërfaqeve të pronës shtetërore te të tretët, në funksion të planeve të përgjithshme vendore të miratuara, si dhe sipas kushteve e procedurave që do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacion.

Qeveria argumenton se në mjaft raste ekzistojnë sipërfaqe të ndryshme toke pronë private, të cilat janë të përfshira në planet e miratuara të zhvillimit urban nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore. Por këto sipërfaqe toke private rrethojnë, prekin ose janë menjëherë në kufi me copëza sipërfaqeje relativisht të vogla toke, në pronësi të qeverisjes qendrore ose të njësive të vetëqeverisjes vendore. Qeveria me këtë ndryshim praktikisht fal pronat e institucioneve shtetërore, të cilat mund të jenë si në qendër të qyteteve, ashtu edhe në zona me potencial turistik.

Lexo edhe:

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

Por ajo që nuk kuptohet është domosdoshmëria e futjes së konceptit të tjetërsimit të pronës private, duke qenë se aktualisht janë dy forma se si mund të përfitohen pronat shtetërore, siç është ankandi apo tenderi, që mund t’i sjellin buxhetit të shtetit shuma të majme nga privatizimi i tyre. /PANORAMA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025
AKTUALITET

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025
SHENDETI

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025
Para

Përfaqësuesit e CDU mbërrijnë në Tiranë këtë javë, takime me Bashën për platformën qeverisëse

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com