• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Qeni komunist

22:25 : 18/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Edison Ypi

Komunist mos mu boft as qeni shpis !

Sentencën madhështore e uluriti me duart përpjetë dhe sytë nga qielli mu në mes të restorantit, një mirditor.

Nga këto fjalë të fuqishme me bukuri të pashoqe, të gjithë shtangën, lugët u mbetën pezull, gojët plot me pilaf hapur.

Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i mrekullueshëm, pronari i restorantit j’u drejtua mirditorit; Çfarë është kjo perlë o burr’ i dheut, ku e ke dëgjuar këtë mrekulli ?

Lexo edhe:

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

E kemi proverb tonin, tha mirditori me zërin që i dridhej nga emocionet.

Ore, ju drejtua mirditorit një pukjan, e ke gabim. Komunisti nuk është qeni i shpis. Komunisti është muti i shpis.

Aspak, ja preu një shkodran, t’i thuash komunistit mut i bën një kompliment. Muti është lëndë organike. Komunisti është prej guri. Dallimin e kanë bërë Darvini dhe Engelsi.

As qeni i shpis, as muti i shpis; Komunisti është gjarpëri i shpis, ndërhyri befas një elbasanlli thatuq.

Ulu ti se s’di gjë, ja priti një lushnjar me berretë. Komunisti është derri i shpis, dhe pik.

A ju jeni budallenj, u ngrit në këmbë duke lënë në mes pilafin e saponisur një kavajs. Mos u mburrni kot me qena dhe komunista. Ajo që u tha këtu për komunistin qen apo qenin komunist, është proverb që qarkullon në Myzeqe. Më zëntë sytë ky pilaf po s’qe kështu.

U hodh një lab. Komunisti nuk është qen. Komunisti është qen bir qeni, tha labi. Dhe jo qen bir qeni i shpis, por qen bir qeni i gjithë dynjasë.

Ja nisi një tironc; Unë mund ta kuptoj universalitetin e simbolikës së një proverbi me qena dhe komunista, mund të kuptoj e pranoj gjithashtu edhe hilet e secilit prej jush për ta paraqitur proverbin e bukur me qen dhe komunist si të krahinës së vet; nuk kam asnjë kundërshtim edhe që të shpallim një konkurs ku të jepet edhe një çmim për proverba me temë qen komunistat. Ajo që unë nuk kuptoj dhe me durim prita ta them është se ju, brenda laryshisë së pafundme të qënërisë komuniste, nuk po bëni asnjë saktësim se për çfarë qeni komunist bëhet fjalë, për komunistin qen-zagar, komunistin qen-lagua, komunistin qen gjahu, komunistin qen bushtër, apo çfarë tjetër qeni komunist apo komunisti qen ? Jini më seriozë ju lutem.

Jo, i shtrenjti im, u hodh një skraparlli që deri atëhere kishte heshtur, e ke gabim. Sa kohë qeni dhe komunisti s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin, është e qartë se si qeni dhe komunisti, qen dhe komunist kanë qënë, qen dhe komunist do mbeten.

Fjalët e skraparlliut i ndezën edhe më tepër gjakrat.

U hodh një leskoviqar; Qentë dhe komunistat nuk janë njëlloj. Ka komunist e komunist, po ashtu si ka dhe qen e qen. Ka komunist e qen roje, komunist e qen qefi, komunist e qen rrace, komunist e qen luksi, komunist e qen gjahu ose zagar etj. Ku është në cilësimet tuaja gjithë kjo laryshi qensh dhe komunistash ?

Në atë moment ndërhyri një mustaqelli; Po t’u futemi komunistave dhe qenve kaq thellë sa thua ti o leskoviqar, duhet t’i marrim me rradhë pastaj; Qen komunist me shkollë, komunist qen pa shkollë, qen komunist me specializim, komunist qen pa specializim, qen komunist me tituj, komunist qen pa tituj, qen komunist rrace, komunist qen ordiner, qen komunist me lesh, komunist qen pa lesh etj. gjë të cilës s’ja kemi ngenë, se s’po bëjmë sympozium qensh e komunistash këtu, muhabet po bëjmë. Unë, megjithë respektin ndaj jush si analista qensh dhe komunistash që jeni, ju them se shtëpia nuk ka vetëm komunista qen dhe qen komunista.

Shtëpia mund të ketë edhe komuniste bushtër, komunist derr, komuniste dhelpër, komunist iriq, komunist gjarpër, komunist plesht, komunist morr, komunist buburrec. Duhet të thelloheni. Pa folur për qenin komunist të ngordhur dhe qenin komunist zgjebarak, për të cilët me plot të drejtë nuk interesohet kush, mund të durohet një qen komunist i ngopur, mund të përballohet edhe një qen komunist i kamur, por është përtej aftësive sakrifikuese njerëzore përballimi me sukses i një qeni komunist llapaqen, i cili, për të vetmen arësye se është qen i ngrënë e i pirë, i veshur e i mbathur, i duket vetja edhe qen i ditur.

Nuk po them që me qenin komunist llapaqen mediatik, verbal, audio-viziv ose të shkruar, të bëni si bëjnë gjithë bashkitë e botës që atë qen komunist e helmojnë ose e vrasin. Por po vazhduat të merreni me qenin komunist si me ndonjë zotni të madh, mos u çudisni kur pas pak të shpalleni kombi i vetëm në botë që i shpenzon të gjitha energjitë me qenin komunist, pa asnjë rezultat.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025
SHOW BIZ

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025
Para

FOTO/ Sirio Berati: Së shpejti në Shqipëri, ja projektet surprizë

TË GJITHA

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com